Aktorja Kirstie Alley deklaroi hapur votën e saj pro presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për faktin se “ai nuk është politikan”.
“Do të votoj për Donald Trump sepse nuk është politikan”, shkroi Alley në një postim të sajin në Twitter, duke shtuar se ajo kishte votuar për të edhe në vitin 2016. “Unë votova për të edhe 4 vite më parë për të njëjtën arsye dhe do ta rivotoj po për të njëjtën arsye” – shtoi aktorja e famshme e Hollywood-it. “Ai i bën gjërat shpejt dhe ai do ta kthejë shumë shpejt ekonominë në pozitat e duhura. Atje e keni ju folkloristë, atje e keni.”
Tweet-i i Alley bëri që emri i artistet të mbushte statuset e Twitter-it. Dhe nuk vonoi shumë kur shumë ‘celebreties” të Hollywood-it filluan sulmin kundër saj.
Në fillim të këtij viti Alley falenderoi presidentin për lidershipin e tij, përgjatë pandemisë së coronavirus-it kinez, duke shkruar se Presidenti Trump mori përsipër përgjegjësi “në formën që duhej dhe që i nevojitej këtij vendi”.