Cila Pendemi Është Luftuar me Vaksinë? – Asnjë!

Pandemitë, domethënë epidemitë e shtrira thuajse në të gjithë globin, që prej kohëve kur medicina kishte bërë hapat e saj të parë të mirëfilltë shkencorë dhe deri më sot, kur tenknologjia është “injektuar” në diagnostikim, terapi, laboratori, farmaceutikë etj., janë një fenomen i përsëritur në historinë e njerëzimit. Në disa raste me shumë milionë viktima, në të tjera me shumë pak viktima. Por në të gjitha rastet pandemitë nuk janë shoqëruar as me panik, as me izolim apo karantinim, as me cënim të të drejtave thelbësore të individit / popujve, as me rrënim artificial dhe të detyruar të ekonomisë private, siç po ndodh sot.

Pyetja që duhet të ngrehim, për të zgjuar memorjen historike medicinale është: Cila pandemi në historinë e botës është luftuar me VAKSINË? Asnjë!

Sa kohë duhet që një vaksinë të vërtetohet se është e duhura dhe se nuk lë pasoja të parikuperueshme tek njerëzit? – Minimumi 3 deri në 4 vite dhe ka patur raste që një vaksinë ka dashur më shumë se 10 apo 12 vite që të krijohet, për të qënë i sigurtë dhe i padëmshëm përdorimi/injektimi i saj.

Ku, kur, tek cilët dhe çfarë lloj eksperimentesh janë bërë për vaksinat që po reklamohen se janë prodhuar dhe do të hidhen në treg? – Nuk dimë asgjë, nuk thuhet asgjë, për rrjedhojë nuk janë provuar, testuar, nuk mbartin asnjë garanci, për faktin e thjeshtë, koha e pakët vetëm disamujore është e pamjaftueshme për eksperimente të mirëfillta shkencore bio-anatomo-medicinale. Specialistët e fushës thonë se efektet një vaksinë mund t’i japë apo shfaqë tek trupi i njeriut, në të cilin është injektuar, edhe pas disa vitesh. Për pasojë, nuk mund të jetë e sigurtë asnjë prej vaksinave që po proklamohen dhe të cilat po mendojnë tua bëjnë të detyrueshme njerëzve.

Cilët janë këta bisha globale që po guxojnë që NJERIUN ta shndërrojnë në KAFSHË apo KAVJE EKPERIMENTALE LABORATORIKE?

Janë të njohurit, globalistë janë vetëetiketuar, janë këta që ekonomikisht dhe politikisht sundojnë botën. Janë këta të vendosjes së Rendit të Ri Botëror. Janë këta që hartuan strategjinë e “The Great Reset” dhe që nguten për ta implementuar. Janë këta që bërtasin dhe çirren se popullsia në glob është rritur dhe se duhet reduktuar. Janë këta që me Perëndinë nuk kanë raporte, por me krijesën e Perëndisë, me vetë njeriun, kanë të paktën 1 shekull që kanë raporte të zhdrejta.

Shumë thonë se janë këta që krijuan virusin në laborator, dhe kështu duket të jetë, pikërisht për të na injektuar vaksinën dhe paralelisht për përfitime astronomike financiare, por edhe për ndryshim total të të gjithë sistemit qeverisës në nivel global. Janë këta që nuk mund të japin asnjë garanci për vaksinën, por që duan të na e injektojnë me dhunë dhe imponim, sepse e kanë një plan dhe patjetër është ogurzi për njerëzimin.

A ndërhyn kjo vaksinë tek ADN-ja e njeriut? – Po! E pranojnë edhe vetë në dokumentat që publikojnë.

Askush prej nesh nuk duhet të pranojë të vaksinohet me një vaksinë, e cila nuk ka kaluar të paktën 3 apo 4 vite të provave të saj eksperimentale për të parë dhe evidentuar efektet e saj anësore. Jeta e njeriut është gjëja më me vlerë në këtë botë, por jo për këta që sot qeverisin botën. Askush, akoma edhe më shumë, nuk mund të pranojë t’i injektohet në trup një vaksinë që i ndryshon/cënon ADN-në.

Vaksinimi me detyrim është antikushtetues!

Dhe nëse vërtetohet që Virusi u krijua nga vetë këta, atëherë kemi të bëjmë me krim kundër njerëzimit.

Një vaksinë mund të të dëmtojë mendërisht! Një vaksinë mund të të kthejë në paralitik. Një vaksinë mund edhe të të sterilizojë! Një vaksinë mund edhe të të vrasë!

Pandemitë nuk luftohen me vaksina, por me medikamente, me përmirësim të sistemeve të shëndetit publik dhe me rritje të ekonomisë dhe mirëqënies!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump: Takim Madhështor në Georgia - Nuk Ka Vend Socializmi në Amerikë - Sërish President!

Next Story

George Soros Tregon Dhëmbët: Mesazh Biden-it për Faktin se Kush Është Boss-i!

Latest from Opinione