Në një veprim tejet simbolik, ndoshta edhe arrogant, kaloi pas shumë pak kohë miliarderi Soros, duke emëruar si “drejtor” të organizatave të tij, një prej pronarëve të kompanive që organizuan dhe implementuan manipulimin e votës, gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Disa e cilësojnë këtë emërim si shpërblim, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si paralajmërim për udhëheqjen e re politike të SHBA-ve, për t’ui treguar se kush është boss-i i vërtetë.
Miliarderi i majtë, globalisti Soros, epiqendra e mjaft teorive lidhur me përpjekjen e transformimit të shoqërive perëndimore, emëroi si drejtor të “Οpen Societies Foundation” Mark Malloch Brown, i cili deri para pak ditë ishte presidenti i një Grupi Kompanish në të cilin bënte pjesë edhe kompania e ‘software’-it elektoral “Smartmatic”, e cila përmendet në paditë penale në SHBA, si një prej kompanive që tjetërsuan rezultatin pro Joe Biden, duke vjedhur vota nga Donald Trump.
Kompania “Smartmatic” siç përmendet nuk posedon kompaninë “Dominion” e cila gjendet në epiqendër të hetimeve, por shfaqet si një prej kompanive të tjera që është involvuar dhe ka vepruar për manipulimin dhe vjedhjen e votës, për tjetërsimin e rezultatit, teksa është një kompani që lidhet me Sorosin, i cili lidhet ngushtë me të majtën, fakt që do të ushqejë dyshime të shtuara për atë që ka ndodhur në Amerikë me zgjedhjet.
Sipas “Associated Press”, kompania “Smartmatic” nuk ka hegjemoni mbi kompani të tjera, disponon vetëm ‘software’, ka qënë pjesë e proçesit në zgjedhjet e nëntorit 2020 dhe fakti që lidhet ngushtësisht me Sorosin, shton dyshimet dhe shtrin hapësirën për hetim.
George Soros është një prej personave më potentë dhe donatërove më të mëdhenj brenda së majtës, në Partinë Demokratike, mbështesi dhe organizatori kryesor i shumë organizatave të majta, si dhe një individ që ndikon në përzgjedhjen e personave që do të formojnë Qeverinë Biden.
Para pak ditës, Biden emëroi Neera Tanden, kreun e qendrës së financuar nga Soros “Center for American Progress”, si kandidat që do të drejtojë Zyrën e Menaxhimit të Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë.
SGO, kompania mëmë e “Smartmatic” njoftoi se Malloch-Brown do të japë dorëheqjen nga president dhe do të marrë një tjetër rol shumë të rëndësishëm në Fondacionin e Sorosit, si dhe foli për punën e tij në kompanisë “Smartmatic”, duke e karakterizuar atë si kompani korife të teknologjive elektorale në botë, sistemet e së cilës kanë përpunuar me siguri me më shumë se 5 miliardë vota.
Duket qartë, që president në hije i SHBA-ve na qënka Sorosi, përkrah edhe pak individëve të tjerë që drejtojnë të majtën regresiste, globaliste amerikane.