Trump: “Nuk Dorëzohem, Nuk Tërhiqem!”

Presidenti Donald J. Trump u drejtoi mbështetësve të tij, para pak orësh mesazhin e fundit: “Nuk dorëzohem, nuk tërhiqem!”

Në mesazhin e tij Presidenti shtoi: “A e theu ligjin Sekretari i Shtetit të Michigan-it? Makineritë elektronike të votimit dhe numërimit a e shndërronin votën, nga votë për Trump, në votë për Biden?

Çdo ditë, po nxjerrim me fakte shumë e më shumë parregullsi në votim. Kjo është e papranueshme dhe neveritëse. Kjo nuk është Amerika që realisht duhet të jetë. Mendoni se këto zgjedhje janë të ndershme apo të manipuluara?

Po ju bëj thirrje mbështetësve të mij më potentë dhe më besnikë që të çohen dhe të vendosen në frontin e parë dhe TA BËJNË BETEJËN SË BASHKU ME MUA.

Së bashku, do të rivendosim integritetin e Zgjedhjeve dhe do të MBROJMË AMERIKËN nga të majtët radikalë.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pozitiv me Covid-19 Presidentzi Francez Macron - Çfarë Medikamente do të Përdorë?

Next Story

Lëvizje e Papritur e Pentagonit, Pengon Tranzicion e Pushteteve dhe Kontaktet me Grupin e Biden!

Latest from Info