Gjermania do të marrë masa të ashpra për të pabindurit ndaj rregullave të vendosur për Covid, fillimisht do të çohen në Kampe Paraburgimi ata që do të jenë kapur për të disatën herë duke thyer rregullat.
Në mënyrë që të përpiqen të rrisin pajtueshmërinë me rregullat e Covid, shkelësve u thuhet se nëse marrin një paralajmërim dhe një gjobë, atëherë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse ata duhet të ndëshkohen me një dënim në kamp.
“Besojmë se nuk do të ketë shumë të pabindur, por në rast se një gjykatë vendos për t’i çuar në kamp, do të ketë një strukturë për t’i akomoduar shkelësit e rregullave të Covid” – tha një prej personave përgjegjës të instancës shtetërore, relevante me çështjen.
Kampe paraburgimi në Gjermani për të pabindurit, në shekullin e ri!
Nëse këto nuk janë shenjat e një diktature globale, janë padyshim rregulla dhe masa kufizuese që vijnë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e individit, për pasojë dhunë.