Trump i Shpalli “Luftë” Kinës: “Flaku” Jashtë Kufijve të SHBA-ve Kompanitë Kineze Xiaomi, CNOOC & Huawei!

Qeveria e Presidentit Trump me një projektligj të momentit të fundit cilësoi kompaninë kineze të elektronikës “Xiaomi” si “një kompani kineze militare” dhe për rrjedhojë e klasifikoi menjëherë në “listën e zezë” të kompanive të padëshiruara, kompani që konsiderohet e rrezikshme për sigurinë e SHBA-ve, së bashku me kompaninë tjetër “Huawei”.

Gjithashtu, qeveria Trump “flaku” tej kufijve të vendit edhe kompaninë e naftës “China National Offshore Oil Corp. (CNOOC)”, e cila nuk do të mund të kryejë më shkëmbime tregtare me Amerikën dhe as nuk do të mund të blejë produkte të teknologjisë së lartë nga SHBA.

Urdhëri Ekzekutiv i Trump u ndalon investitorëve amerikanë dhe kompanive të sigurisë bashkëpunimin “me kompanitë kineze militare”. I njëjti Urdhër Ekzekutiv përmend faktin se Kina shfrytëzon investitorët amerikanë për të zhvilluar dhe modernizuar elementët e saj ushtarakë.

Kompania “Xiaomi” sapo kishte kaluar në vendin e 3-të të renditjes botërore, përsa i përket shitjeve të ‘smartphone’, por tashmë e cilësuar si e rrezikshme dhe në pamundësi për të tregtuar në Amerikë, pozicionet e saj ndryshojnë dhe investitorët amerikanë kanë kohë deri në nëntor 2021 që të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga kontaktet dhe marrëveshjet me këtë kompani, që po flaket jashtë Amerikës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: 10 Persona Vdiqën Menjëherë Pas Vaksinimit Kundër Coronavirus-it!

Next Story

Gjermania do të Vendosë Ata që Thyejnë Rregullat e COVID në "Kampe Paraburgimi"

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,