Misioni rus diplomatik ka denoncuar dhe ka vënë alarmin se në Konsullatën Ruse në New York është ndërprerë lidhja e telefonisë fikse. Autoritetet e Shtetit të NY i janë përgjigjur se ndërprjerja ka ardhur për shkaqe teknike.
Ambasada Ruse i ka dërguar një notë proteste Departamentit të Shtetit dhe një kërkesë për zgjidhjen e menjëherëshme të problemit dhe rivendosjen e telefonisë fikse në funksion.
Diplomatët rusë e kanë cilësuar këtë ngjarje të pahasur më parë, si të papranueshme.