Gjithçka Gati për ‘Lockdown’: Presin Vendimin nga Berlini për Mbylljen

/

Gjithçka është gati, thjesht qeveritë e Europës po presin sinjalin nga Berlini për të marrë vendimin për një Lockdown të ri.

Është fakt se, të gjitha vendet po shkojnë drejt një mbylljeje tjetër dhe qeveritë janë thjesht duke bërë menaxhim komunikimi, në mënyrë që qytetarët të pranojnë të trembur vendimin për mbylljen, me pretekstin se një valë tjetër po vjen (një Zot e di nga ku dhe prej kujt), tejet e rrezikshme dhe se mendohet se do të vdesin miliona njerëz. Nga deklaratat e specialistëve të fushës, atyre të përdorurve shërbëtorë të vullnetshëm të regjimit Covid-ian, bindemi çdo ditë dhe më shumë, teksa enden 24/7 ekravene të televizioneve dhe faqeve të sheshta të portaleve informative, duke na komunikuar panik dhe gjendje alarmante, se lockdown-i tjetër po troket në derë, së bashku me Santa Klausin.

Shumë njerëz të fushës së shëndetit publik, mjekësisë dhe epidemiologjisë, nga Franca në Greqi, nga Italia në Hollandë, dhe kudo në Europë, theksojnë faktin e rritjes së numrit të të prekurve me Covid, duke na alarmuar se duhet të shkojmë drejt një mbylljeje tjetër, për të shmangur “më të keqen” (relative dhe e keqja, të cilën nuk e lufton dot as vaksina e prodhuar me aq zell për shpëtimin e njerëzimit).

Specialistët e shëndetit publik po flasin për Krishtlindje të vështira dhe na deklarojnë se gjithçka varet nga sjellja jonë si shoqëri e organizuar. Dhe nuk na shohin si kombësi më vete, si popuj më vete, jo, na shohin si një tërësi, si një shoqëri, si një shoqëri globale. Mes Pandemisë po hedhin edhe më shumë gurë në themelet e Globalizmit.

Siç dhe thonë specialistët, është një sëmundje që përhapet nga pështyma dhe nga frymëmarrja, për rrjedhojë duhet të mbrohemi gjithkush nga ne dhe shoqëria në tërësi, duke rrokur tre armë: vaksinën, maskën dhe masat e mbrojtjes vetjake. Të mos harrojmë edhe testet që duhet të kryhen për të evidentuar mbartësit dhe rastet e të prekurve me Covid.

Berlini po mendohet: ta mbyllim Europën përpara apo pas Krishtlindjeve?

Popujt “dele”, presin dhe binden!

6 Comments

  1. “I was very pleased to discover this web site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely savored every part of it and I have you saved to fav to look at new information in your site.}” visit here

  2. May I simply say what a relief to uncover somebody that really understands what theyre discussing over the internet. You certainly know how to bring a problem to light and make it important. More and more people really need to check this out and understand this side of the story. I was surprised that youre not more popular because you certainly have the gift.

Lini një Përgjigje te 金万达 Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Protestë në Selanik Kundër Masave Kufizuese të Qeverisë: të Vaksinuar dhe të Pavaksinuar së Bashku

Next Story

Lavrov: "Për të qënë të sigurtë do të pushtojmë të gjithë Ukrainën"

Latest from Info