“Kthim” në Dimrin e Vitit 1945 për Gjermaninë: Po Presin Dru Zjarri që të Shpëtojnë nga të Ftohtit

Pyjet e Gjermanisë do të zëvendësojnë gazin natyror.

Kthim në dimrin e ashpër të vitit 1945 do të përjetojë Gjermania, si dikur, kur përpiqej që pas përfundimit të Luftës së II Botërore të ngrohej dhe të rimëkëmbej. Kështu edhe sot, do të përpiqet me të gjitha format që të përballet me dimrin që vjen dhe të ftohtin që sjell, pa qënë e sigurt nëse do t’ja arrijë.

Kaldaja dhe grumbullim drush zjarri parashikon një dekret i fundit i qeverisë, në përpjekje për të blinduar situatën, ndërkohë që reagimi i popullit ka filluar dhe po bëhet shqetësues, si dhe përgatitet projektligj për uljen e konsumit të energjisë.

Në mungesë edhe të fortesës së fundit të ekonomisë, domethënë të transportit të miliona tonëve mallra mes lumit Rin (për shkak të thatësirës dhe uljes së nivelit të ujit), Gjermania duhet të mbrohet tani më jo vetëm nga dimri i ftohtë, por edhe nga faturat e nxehta të Gazprom, të disafishuara brenda 6 muajve të fundit (730 dollarë për 1.000 m.k nga 304,6 dollarë për 1.000 m.k. që ishte para 6 muaj), duke shpërndarë kështu panik në të gjithë BE-në.

Kancelari gjerman rendi të njoftojë uljen e TVSH-së për gazin në 7%, deri në mars të vitit 2024, për të vakur reagimin e popullit, por kjo nuk e lehtëson thuajse asfare ekonominë në rënie të çdo nënshtetasi gjerman. Pritet që të preket ekonomia familjare e 40% të gjermanëve gjatë muajve që vijnë (sipas një studimi të rrjetit publik ZDF), që do të duhet të shoqërohet me iniciativa dhe mbështetje financiare nga Qeveria Gjermane.

Dëmi që do i shkaktohet ekonomisë së familjeve gjermane për 3-mujorin që pason vlerësohet në 30 miliardë Euro, duke cënuar direkt nivelin e mirëqënies së familjeve gjermane.

Familjet gjermane janë duke blerë tashmë dru zjarri, teksa nuk mund të mbeten peng i politikave që po shterojnë mundësinë e furnizimit me gaz, teksa parashikohet që deri në fund të vitit edhe çmimi i druve të zjarrit të trefishohet. Gjermanët po instalojnë tashmë kaldaja dhe shteti po subvencionon, duke planifikuar që deri në mes të vitit 2024 do të jenë instaluar 500 mijë kaldaja në familjet gjermane.

Rezervat e Gjermanisë me gaz natyror mund të mbajnë të gjallë vendin vetëm për 2 muaj e gjysëm, sipas rrjetit të lajmeve Bloomberg.

1 Comment

  1. Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!

Lini një Përgjigje te Israel night club Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Lavrov: "Për të qënë të sigurtë do të pushtojmë të gjithë Ukrainën"

Next Story

Gjermania: Vartësia e Ekonomisë Gjermane tek Kina u Rrit 6-Mujorin e Parë të 2022

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një