Të 27 anëtarët e BE-së, nën trysninë e Gjermanisë, limitojnë / ndalojnë hyrjen e nënshtetasve rusë në vendet anëtare të Bashkimit Europian prej sot dhe në një kohë të papërcaktuar.
Janë miliona rusë, ata që gjenden dhe hyjnë në vendet anëtare të BE-së dhe janë miliarda euro shumat që konsumojnë, shpenzojnë në këtë territor këta nënshetas.
Gjithashtu, 27 vendet anëtare të BE-së u bënë thirrje edhe vendeve të Zonës Schengen për të marrë të njëjtin vendim me ta.
Limitimi i hyrjes do të ndodhë mes mosaprovimit të kërkesës për VISA të rusëve në ambasadat e këtyre vendeve, si dhe pagesa e nënshtetasve rusë për vizë shtohet nga 35 euro që ishte deri më sot, në 80 euro.
Josep Borrell deklaroi në Twitter se: “Kemi regjistruar rritje të ndjeshme të kalimit të rusëve në shtetet fqinje. Kjo përbën risk, ndaj dhe dakortësuam sot me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së që të kalojmë në shfyqizim të plotë të marrëveshjes BE-Rusi për dhënien e VISAs”.
Nëse janë të vërteta këto që deklaron Borrell, atëherë duhet të largohen nga BE-ja, me mbarimin e VISAs afro 200 mijë rusë.
Para se të merrej ky vendim, a e kalkuluan dëmin financiar – ekonomik që do të shkaktojë ky vendim në zonën e BE-së?