Media e Pavarur nuk Drekon dhe nuk Dergjet me Kryeministra! Asnjë Mëshirë për Media-t e Shitura!

MasMedia e Desinformimit Publik duhet prishur, duhet mbyllur, nuk i duhen prishur pishina. Por politikës dhe kryeministrit i duhen këta bufonët e Media-ve televizive, kryesisht, por edhe elektronike, ndaj nuk i mbyll, por ua bën pak me baltë ujin e klorinuar dhe i vë pak në lëvizje Rama, që të honepsin më shpejt drekat dhe darkët e ngrëna me të, si dhe paratë e marra prej tij, mes aferash, tenderash, konçensionesh dhe të tjera marifetesh, fushë në të cilën janë specialistë.

Po ulërasin dhe gërthasin disa për Media-n e pavarur. Kë Media të Pavarur? Pse ka Media të pavarur në Shqipëri? Cila është kjo Media? Dhe këta që ulërasin dhe gërthasin për atentat ndaj Media-s janë rrogtarë, të punësuar tek Media, ose ata jashtë gardhit, ata që i përkasin politikës dhe që u duhet kjo Media e viktimizuar sot, nga ndryshimi i kursit që kishte deri dje.

Që të lëvizësh nga një kah në tjetrin dhe të mos cënohesh, duhet të jesh gjenial, nuk mund të jesh Irfan profan.

News24 ka mbështetur hapur Berishën, më pas e ka ndryshuar busullën dhe iu kthye dhe i shërbeu Metës. Kur erdhi Rama në pushtetin e sulltanatit arnaut, u bë qilim persian për të hedhur shputën e tij të madhe kryeministri padishah, që ç’është e vërteta mesa dimë dhe njohim, Rama e përdori, por edhe i dha, dhe i dha shumë Irfanit dhe të gjitha kompanive që ka në guackën e tij, Irfani i Santos së ndjerë dhe të harruar.

***

Mjetet e Informimit Publik, janë pjesë e së përditshmes tonë, janë “anëtari” tjetër në familjen tonë (jashtë trungut), ai llafazani / llafollog që na hyn me dhe pa lejë, dhe që për qëndrimet e saj, anëtari i familjes tonë “Media”, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe penale, nëse cënon mendimin tonë, psikologjinë, qetësinë, nëse na imponon ide, rrethana dhe rrethanorë të cilët na i servir në mënyrë të përsëritur e paguar për ta bërë këtë, nëse na jep shembuj që ndikojnë për keq rininë mes emisionesh që nuk kalojnë nga asnjë filtër kriteresh, nga asnjë kritikë dhe gjykim social, pedagogjik, artistik, frazeologjik dhe gramatikor (gafat ortografike dhe gramatikore të panumërta). Media duhet të mbajë përgjegjësi për lajmet që na jep dhe për të gjitha deformimet që i bën realitetit, Media duhet ndëshkuar për të gjithë ata analistë bajatë që ua servir njerëzve në mes të shtëpisë dhe që mes përsëritjes u bëjnë njerëzve larje trush, sërish të paguar nga politika, nga një palë e caktuar, nga interesa tejet të ngushtë.

Media-t janë instrumenti i informimit të njëanshëm, pavarësisht palës që mbështet, si dhe punon mes përsëritjes të të njëjtin informacion për krijim tendencash, për tiposje imponuese qëllimesh dhe synimesh të atyre që e paguajnë atë.

Media të pavarur nuk ka, Media objektive nuk ka, ndaj dhe në një studim të kohëve të fundit, përqindja e njerëzve që kanë humbur besimin tek Media është rritur në nivel global, por kjo ndodh tek njerëz që kanë një formim dhe arsimim të mjaftueshëm, që u jep aftësinë të bëjnë diferencën mes asaj që realisht ndodh dhe asaj që u prezanton dhe propagandon Media. Po me të tjerët çfarë ndodh? Të tjerët përtypin dhe hanë tallashin e Media-ve, delet.

News24, por dhe të gjithë televizionet e tjerë ishin ato Media që i kallën frikën e pandemisë popullit, që 24 orë, kishin Kryeministrin dhe ca mjekë (pa betim tek Hipokrati), sot të zhdukur, që flisnin për izolim, për maska, për vaksina, për tmerr dhe llahtar shëndeti publik, që na bënin thirrje për t’u mbyllur në shtëpi si brumbuj. Ja, këto Media përdori politikia kudo, që të thundronte popujt duke shpërndarë panik dhe frikë 24/7 të një pandemie artificiale.

Media-t janë vatrat e desinformimit dhe cënimit të lirisë së njerëzve për të menduar. Për këtë duhen ndëshkuar!

Media është pushtet, por një pushtet në duart e politikës dhe sipërmarrjes së madhe që i është atashuar politikës. Që prej këtij momenti ka të njëjtën fytyrë me politikën.

Irfani kur i shërbente Ramës mes kanalit televiziv, mes gazetave të tij dhe analistëve rrogëtarë, nuk e dinte se kujt po i shërbente? Sigurisht që e dinte, por interesat financiare e bënin skllav të Ramës. Tani që Irfani vendosi të shkojë me patriotin e tij Meta, por edhe me Berishën, nuk e di çfarë analizë paraprake ka bërë në trurin e tij, për reagimet e palës aleate në këto 10 vite.

Rama i prish Irfanit dy pishina. Paska rënë shumë poshtë Rama. Ky është problemi në thelb, që kreu i partisë më të madhe politike qeverisëse, i prish Irfanit pishinat dhe nuk i prish Irfanit “Mendjen”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Televizioni Rus, Dedikim Kosovës: "Ky Territor Duhet Rimarrë nga Serbët!"

Next Story

Profeci nga Shën Kozmai & Shën Paisios për Luftën, Rusinë, Ballkanin, Turqinë, Europën dhe NATO-n!

Latest from Opinione