Profeci nga Shën Kozmai & Shën Paisios për Luftën, Rusinë, Ballkanin, Turqinë, Europën dhe NATO-n!

Shën Kozmai (fjeti në vitin 1779)

  • Turqit do të ikin, por do të vijnë sërish dhe do të arrijnë deri në ‘eksamilia’ (gjashtë miljet). Shën Kozmai parashikoi rënien e Otomanëve, por rishfaqjen e tyre me pretendime (siç dhe po ndodh) me fqinjët e tyre dhe më pas profeti tha se, turqit do i dëbojnë deri tek Molla e Kuqe (ose tek Pema e Vetmuar, siç quhej në Bizant, territor në thellësi të Lindjes).
  • Pas çlirimit të kryeqytetit të Bizantit do të qëndrojë në krye Mbreti i Mermertë që do të zgjohet nga fjetja dhe do të përulet me lutje në Shën Sofi.
  • Ushtri e huaj do të vijë, në Krisht do të besojë, por gjuhë nuk do të dijë. Kur të shikoni me mijëra në det, atëherë do të zgjidhet çështja për Polis-in (Kostandinopojën), nga tre ngushtica do të kalojnë ushtritë për në Polis. Mirë do të jetë që nënat dhe fëmijët të shkojnë në male. Do ju pyesin, nëse është larg Polis-i, juve mos u thoni asgjë, sepse do ju dhunojnë, edhe pse Greqia do të qëndrojë asnjanëse gjatë përplasjes në Polis, gjaku do të derdhet lumë.

Çfarë ka thënë për Turqinë dhe Egjeun!

  • Do të përpiqen ta zgjidhin çështjen me laps, por nuk do të munden, 99 herë me luftë dhe 1 herë me laps. Nëse tre fuqi do të dakortësojnë mes tyre, asgjë nuk do të pësoni. Nëse çështja do të zgjidhet me luftë, katastrofa të mëdha do të vijnë, në tre shtete, një do të mbetet. Me të tjerë do u zërë gjumi në pushtet dhe me të tjerë do të zgjoheni. Juve do të shkoni të banoni gjetiu dhe të tjerë do të vijnë të banojnë tek ju. Të keni kryqin në ballë që t’ju njohin që jeni të krishterë. Nuk do të arrijë ushtria jonë në Polis, në mes të rrugës do të vijë lajmi i mirë.
  • Në Vlorë do të ketë shkatërrime, do të vijnë ushtri të çlirojnë vendin. Mundohuni të fshiheni nën pllaka. Do ju kërkojnë pushkët, përpiquni të keni dy, që të jepni një, për të patur pushkën tjetër. Një pushkë, njëqind shpirtëra do të shpëtojë. Shtëpi të mëdha mos ndërtoni, gardhe dhe fortesa ndërtoni që mos u vijnë brenda.
  • Shumë do të ndodhin, shtetet do të katandisin si baraka. Pas luftës njerëzit do të ecin gjysëm ore për të gjetur një njeri e për ta bërë vëlla.
  • Me fat do të jetë kush do të jetojë pas Luftës Botërore, do të hajë me lugë argjendi. Pas Luftës ujku do të jetojë me delen.
  • Ata mijëra do të arrijnë deri tek shkallët, në Sarandë, dhe jelekë të kuq do të luftojnë për ju, ose 3 ditë, ose 3 muaj, ose 3 vite do të vazhdojë Lufta. Do të kërkojnë t’ju marrin edhe ushtarë, por nuk do të arrijnë dot. Njerëzit e anti-Krishtit do të ikin, por sërish do të kthehen dhe më pas do i ndiqni dhe do i dëboni deri tek Molla e Kuqe.
  • Nga turqit, 1/3 do të vriten, 1/3 do të pagëzohen dhe 1/3 do të zhvendosen tek Molla e Kuqe. Këtë profeci të fundit të Shën Kozmai e vërteton edhe një tjetër profeci, ajo e Shën Methodhit, Epishkopi i Pataron, e cila thotë: “Islamët ndahen në tre vende, në Polis, në nëntokë dhe në thelësi të Lindjes”.

Shën Paisios (fjeti në vitin 1994)

  • Ortodoksët do të përplasen me forcat e NATOs. Zjarri që u ndez në Ballkan do të shtrihet më tej dhe popujt ortodoksë të Ballkanit do të përplasen me NATOn.
  • Udhëheqja e Bashkimit Sovjetik do të përmbyset.
  • Turqia do të zhduket nga harta, kurse Qiproja do të dhunohet edhe një herë tjetër nga turqit.
  • Nga Lufta Botërore do të rilindë Bizanti. Të gjitha drejtohen nga Fjala Hyjnore, nuk i drejtojnë dot më gjërat as amerikanët, as izraelitët. Ata mbizotëruan një herë, sepse e lejoi Perëndia, për të zgjuar të Tijtë, sepse mëkatuan. Izraeli i Ri sot, jemi ne. E njëjta gjë ndodhi edhe me rusët, për të cilët në vitin 1950 një murg rus i tha Shën Paisios se, 70 vite do të qëndrojë kjo situatë në Rusi. Nga viti 1917 me Revolucionin Bolshevik, kush vriste një të krishterë, pushteti e bënte hero, por edhe të krishterët nuk rezistuan, por ikën dhe u fshehën. 70 vite do të jenë në pushtet këta, i tha murgu rus dhe më pas do të ikin.
  • Tani mbi botë do të zbatohet Ligji Hyjnor, me shumë forma. Në fillim Perëndia do të bëjë të vuajnë armiqtë e mëdhenj të Ortodoksisë, ata që e kanë goditur pafundësisht Ortodoksinë, por që tani do të zhduken. Ata që shkatërruan civilizimin bizantin, sepse nuk janë turqit, ata që e shkatërruan, por janë ata të kryqëzatave, europianët, katolikët, që nxitën dhe vunë në lëvizje turqit, për të shkatërruar Bizantin. Pasardhësit e tyre do i përmbledhë Perëndia dhe këto që ju them do i shikoni, do të jeni gjallë (fjalë të thëna rreth vitit 1984).
  • Ajo që do të fillojë në Ballkan nuk do të ndalet. Ajo që nuk do ta lërë fillimisht, që lufta të shtrihet do të jetë udhëheqja ruse, që mban krahun e amerikanëve. Por rusët më vonë, me një tjetër qeveri do e bëjnë që lufta të shtrihet dhe popujt e krishterë të Ballkanit në fund do të dalin në front.
  • Rusët duan të dalin në Mesdhe, Ballkani do të jetë thjesht motivi, stimuluesi. Kjo nuk është dëshira e tyre, por Perëndia i përdor si instrument të Tij dhe teksa do të zbresin, flakët turke do i shuajnë brenda një jave. Më pas, kur të zberin pasardhësit e kryqazatës, NATOja, për t’i ndihmuar, atëherë do të ndodhë përplasja e madhe. Qiproja do të dhunohet prej turqve, por do të jetë e përkohshme. Turqia do të shuhet dhe nuk do të ketë më as faqe në histori, për ta kujtuar si racë.
  • E dua shumë vendin tim, por trishtohem kur shikoj disa të rinj që kanë turp të thonë që jemi grekë. Por fjala helen nuk është term racor, por term filatelik, ne jemi grekë, romanë, bizantinë, teantropë, por kemi qeveri në duar djajsh, që nuk po lënë gjë më këmbë. Sot që të gjithë jemi gjynjëzuar, por do të ndërhyjë Perëndia e Etërve tanë, gjaku i martirëve dhe lipsanat e shenjtorëve dhe gjithçka do të ndryshojë. Kur u arrit ndarja e atomit dhe mundësia për të krijuar raketën bërthamore, dëgjova me veshët e mij Aizenhauerin të deklaronte: “Sot mbërritëm tek portat e matematikës greke”, dhe tha të vërtetën.
  • Sa për situatën në ish-Jugosllavi, ajo është produkt i Vatikanit, janë “bekimet” e Papës.
  • Shpresa ime është vetëm tek Perëndia, jetoni si të krishterë, po u them vetëm një gjë, nuk kemi edhe shumë ditë, kjo që po ndizet në Ballkan do të vazhdojë dhe do të jetë pikënisja e së gjithës, deri në Luftën e madhe. Më pas vjen një Bizant i ri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Media e Pavarur nuk Drekon dhe nuk Dergjet me Kryeministra! Asnjë Mëshirë për Media-t e Shitura!

Next Story

Filluan Trumpetat e Trazirave! (Video)

Latest from Info