Gjermani / ArcelorMittal: Mbyllet Metalurgjia më e Madhe në Europë, pas “Vulosjes” së Nord Stream 1!

/

Zhvillimet pas vendosjes së mosfurmizimit të BE-së me naftë dhe gaz natyror nga Rusia, çuan në mbylljen e prodhuesit më të madh të çelikut në Europë, “ArcelorMittal”, me qendër në Luksemburg. Kompania njoftoi se po bën një “bllokim” të përkohshëm për dy fabrikat e saj në Gjermani, për shkak të çmimeve të larta të gazit.

Kompania tha të premten se po mbyll njërën nga dy furrat në fabrikën e saj të çelikut në qytetin gjerman të Bremenit, duke përmendur rritjen e kostove të gazit natyror, kërkesën e ulët të tregut dhe faktin e një perspektive negative ekonomike.

Prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në botë tha se do të mbyllë gjithashtu fabrikën  e çelikut në Hamburg, në muajin tetor të këtij viti, duke i mbajtur punëtorët me orar të reduktuar pune, në të dyja objektet.

“Kostoja e lartë e gazit natyror dhe energjisë elektrike po ndikon seriozisht në konkurrencën tonë. Përveç kësaj, nga tetori e tutje, do të kemi edhe tarifën e planifikuar të gazit nga qeveria gjermane, e cila do të na rëndojë më tej”, tha në një deklaratë Reiner Blaschek, CEO i ArcelorMittal, Gjermani.

“Me një rritje të dhjetëfishuar të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike, një kapërcim pindarik të cilin u detyruam ta pranojmë brenda pak muajsh, detyrohemi të mos jemi më konkurrues në një treg ku 25% ushqehet nga importi. Ndaj dhe shohim si nevojë urgjente veprimin politik të qeverisë për të ulur menjëherë çmimet e energjisë.

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz, një vendim që rriti çmimin e tij disafish, duke kërcënuar me rrënim ekonomitë europiane.

Së bashku me industrinë kimike, industrinë e aluminit, letrës dhe çimentos, industria e çelikut është një nga industritë që ka konsumin më të madh të energjisë.

Sa do të jenë vallë fabrikat dhe linjat prodhuese që do të mbyllen, apo që nuk do të funksionojnë me kapacitet të plotë? Mendohet që afro 60% e linjave prodhuese dhe përpunuese do të mbyllen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pa Skrupuj Bashkëshortja e Zelenskit u Thotë Europianëve "Varfërohuni për Hir të Ukrainës"

Next Story

Goditje "Bërthamore" për Ekonominë e SHBA-ve: Rusia dhe Kina Braktisin Dollarin në Shkëmbimet e tyre Tregtare

Latest from Info