Gafa e Mitsotakis në Paris & NATO-ja Fantazmë

/

Kyriakos Mitsotakis papritur sot u gjend në Paris, për një takim të panjoftuar me Presidentin Francez Makron, që mesa duket tregon shqetësimin e Greqisë për një incident artific me Turqinë, së cilës për të shmangur zgjedhjet i duhet përplasja. Presidenti Makron pa asnjë rezervë deklaroi se nëse Turqia sulmon Greqinë në det, apo në tokë, Franca do të ndërhyjë ushtarakisht, pro Greqisë.

Që në këtë moment NATO-ja duhet të shkrihet, të shpërbëhet, sepse nuk po vendos dot në funksion qëllimin e ekzistencës së saj, sepse nuk po vendos dot më paqe mes vendeve të saj anëtare, e thënë ndryshe ka humbur çdo funksion, NATO-ja është një fantazmë.

Nëse mes Turqisë dhe Greqisë do të ketë përplasje, do të vërtetohet që NATO-ja është ushtria amerikane në Europë dhe nuk është një Organizata me parimet që u proklamua kur u krijua në thellësi të kohëve dhe nuk është në mbrojtje të vendeve anëtare, por të interesave amerikane në Europë dhe në kontinentin përbri.

Deklaratat nga ana tjetër të Mitsotakis në Elize, tregojnë që Harvardisti ekonomist me çështje lufte e humbkërka turhuan.

“Atdheu im i njeh mirë kërcënimet fqinje, ndaj dhe po ndaj me Presidentin francez Makron mendime për qëndrimet e vazhdueshme të Turqisë në Egje dhe në Mesdheun Lindor”, tha Mitsotakis. Në një nga deklarata e e tij, Erdogan i kishte thënë Greqisë: “Na prisni se një natë do ju vijmë”. Një natë, si lugati domethënë, do shfaqet turku?

Natës Erdoganiste, iu përgjigj greku kryeministër, nga Parisis me një gafë: “Presim këdo që kërcënon se vallaha do të na vijë një natë, të na vijë nën dritën e diellit”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tuomas Malinen: "Kriza Energjitike do të Sjellë Kolaps në Industri & Banka"!

Next Story

Rendi i Ri Bortëror: Si e Përshkruan në Mesin e Viteve ΄90 Shkrimtari Terry Cook

Latest from Info