Thuhet se ambasadori i emëruar sot, është mysliman.
Presidenti rus Vladimir Putin emëroi Murat Mohametovich Ziazikov si ambasador të ri në Qipro, duke zëvendësuar Stanislav Osatsin.
Zyazikov ka shërbyer si president i Ingushetisë në vitet 2002-08.
Në periudhën 2008-2012 ka shërbyer si këshilltar i Presidentit Putin;
Nga viti 2012 e deri më sot është zëvendës-përfaqësues i plotfuqishëm i Presidentit rus në Federatën Ruse;
Ka qenë agjent i KGB-së Sovjetike dhe më vonë i FSB-së Ruse, si dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.
Pse ky ndryshim ambasadori pikërisht tani? Dhe ku? Në Qipron e uzurpuar në 1/3 e saj nga turqit.
Asgjë që ndodh sot dhe në vazhdim nuk është rastësi.