Sucharit Bhakdi: “Vaksinat mRNA të Covid-19 Shkaktojnë Korrozion të Trurit, Paranojë dhe Humbje të Inteligjencës”

/

Virologu i famshëm gjermano-tajlandez Sucharit Bhakdi bëri zbulime që do të diskutohen, në një intervistë dhënë për ‘Focus FM’ dhe gazetarin Stefanos Damianidis, duke thënë se vaksinat kundër Covid-19 me mARN, përveç miokarditit, shkaktojnë edhe korrozion të trurit!

“Këto vaksina shkaktojnë vaskulit në enët e vogla të gjakut. Nuk ka asnjë sëmundje tjetër në historinë e mjekësisë që paraqet një pamje të tillë të korrozionit të enëve të trurit. Njerëzit që kanë marrë edhe doza përforcuese të vaksinave ndryshojnë, ata nuk kanë më kujtesë, bëhen paranojakë, humbasin inteligjencën, ndjeshmërinë, vullnetin dhe bëhen pasivë.”

Shkencëtari njoftoi pjesëmarrjen e tij në takimin e madh që do të zhvillohet në Athinë, në parkun “Eleftherias” të shtunën në orën 17.00, ku do të jetë prezent edhe “Shoqata e Personelit Mjekësor” dhe infermierët të cilët janë pezulluar prej një viti nga puna, pasi nuk kanë pranuar të vaksinohen.

“Më trondit fakti, thotë shkencëtari, sesi u trajtuan këta mjekë dhe infermierë nga njerëzit e tyre, kështu që pranova të vij dhe do të jetë një takim i mrekullueshëm. Këta njerëz tash e një vit janë pa punë, pa asnjë të ardhur, por stoikë në bindjen e tyre dhe është e pabesueshme që kjo të ndodhë në Greqi, është turp për politikanët dhe punonjësit e shëndetësisë dhe këtë do t’ua them edhe në takimin që do të mbajmë.

Do u them atyre që flasin për argumente, se nuk kanë bazë shkencore në ato që mbështesin si të vërteta, se unë nuk them asgjë që kam zbuluar vetë, por unë do të vij për t’u treguar atyre se çfarë është regjistruar dhe që ata padyshim nuk e kanë lexuar, ose nuk duan ta lexojnë. Unë do t’u shpjegoj atyre se çfarë kam mësuar nga mjekët fitues të çmimit Nobel.

Kjo që them unë është shkruar në librat e shkencës mjekësore dhe prej dy vitesh po i shpjegoj botës çfarë ndodh realisht, fakte që po verifikohen dhe po vërtetohen.

Për rritjen e vdekjeve të papritura, virologu i njohur tha se kjo ishte e pritshme. Duhet të kuptojnë se po vrasin njerëzit e tyre dhe kjo është arsyeja pse unë vij në Athinë. Më lejoni tua them përsëri, nëse ata zgjedhin të mbyllin një sy përpara faktin që njerëzit po humbasin, Zoti qoftë me ta. Po ju drejtohem kolegëve të mi mjekë, sepse vetëm ata e dinë se çfarë po bëjnë, që të ndalin revanshin”, tha ai.

Sucharit Bhakdi deklaroi se rreziqet e vaksinës së re të përditësuar janë të njëjta dhe argumentoi se, “çdo gjë që ka të bëjë me përgatitjet dhe gjenet e mRNA është e përfshirë në të njëjtën tezë, kjo vaksinë do të vrasë njerëzit, është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme të derdhësh gjenet e huaja në trupin tënd.

Kemi shumë prova dhe studime që tregojnë patologjinë e zemrës tek pacientët pas vaksinimit. Studimi më i madhi vjen nga Gjermania dhe homologët e mi gjermanë. 15 persona, të rinj dhe të vjetër me miokardit, ishin pjesë e studimit dhe u gjend në biopsi se proteina dhe limfocitet sulmuan dhe shkatërruan qelizat dhe kjo doli në dritë tre muaj më parë. Është koha që të gjithë grekët të bashkohen, nëse nuk e bëni, do të shkatërroheni nga një grup i vogël elitar që po përpiqet të skllavërojë grekët dhe me siguri tashmë po ia del, siç duket, që ta bëjë këtë në të gjithë botën”, përfundoi ai në intervistën radiofonike.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Morali & Politika

Next Story

Forcat Ushtarake Britanike u Zhvendosën në Kosovë – u Rreshtuan Kundër Brigadave Serbe

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe