Rungis: Markata më e Madhe Franceze në Flakë – S’është e Para, në SHBA Janë Djegur 90 në 2 Vite!

/

A e dëshirojnë disa një krizë të thellë ushqimore?

Zjarri i djeshëm që shpërtheu në Francë, në tregun më të madh të ushqimeve të freskëta në botë, në Rungis, të bën përshtypje për nga shtrirja dhe sidomos për shkaqet.

Në një kohë të mungesave të mëdha ushqimore, një fatkeqësi e tillë nuk mund të kalojë pa u vënë re, as pa u analizuar nga çdo njeri që është skeptik me gjithçka ndodh.

Madhësia e kësaj qendre tregtare është mahnitëse, pasi është një qytet i tërë me të paktën 12.000 punëtorë brenda kryeqytetit francez dhe një portë globale për në Europën kontinentale përmes së cilës lëvizin miliona tonë produkte.

Vetëm lajmi i katastrofës mund të bëjë që çmimet e ushqimeve të rriten në qiell përtej mungesës së dukshme.

Tregu Rungis shtrihet në një hapësirë territoriale më të madhe se Monako, ku funksionojnë me dhjetëra restorante, banka, zyrë postare dhe madje edhe një stacion policie. Rreth tre milionë tonë produkte ushqimore tregtohen në këtë Markatë, çdo vit, për të ushqyer 18 milionë njerëz.

Nëse do të ishte një fatkeqësi e izoluar, ndoshta askush nuk do të shqetësohej. Por në dy vitet e fundit, vetëm në SHBA dhe deri në verën e vitit 2022, kanë ndodhur 90 incidente të tilla në tregjet përkatëse ushqimore!

Konkretisht në shtetet e Georgia, Illinois etj. miliona pula dhe gjela u shkatërruan në dhjetëra ferma. Brenda një jave dy avionë u përplasën me fabrikat e përpunimit të ushqimit!

Incidentet janë kaq të shumta sa nuk mund të konsiderohen të rastësishme. Duket si një plan i orkestruar global për të kërkuar rritje çmimesh dhe mungesa ushqimore.

Të mos harrojmë se ka edhe një problem me drithin nga Ukraina dhe Rusia, të cilat nuk janë të garantuara për aq kohë sa zgjat lufta.

Për shumë njerëz këtë dekadë ushqimi do të jetë “ari i ri”, sepse pa “ar” jetoni, por pa ushqim nuk jetoni dot.

Shëndeti dhe ushqimi janë dy gjërat për të cilat njerëzit janë të gatshëm të shesin edhe veten e tyre nga frika se mos i humbasin.

Në fund të fundit, siç kishin parashikuar dikur shenjtorët e Ortodoksisë, “Djalli do ta kapë njeriun nga stomaku”.

A e dëshirojnë disa një krizë të thellë ushqimore?

A mos ndoshta ushqimi artificial, gjenitikisht i modifikuar është synimi i Qeverisë Globale? Gjithkush e ka përgjigjen!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Historia e Një Gruaje që Shënjoi Italinë

Next Story

Itali: Personat "Kyç" për Qeverinë e Re të Giorgia Meloni

Latest from Info