Elon Musk: “Jepini Rusisë Krimenë dhe rajonet rusishtfolëse ose do të kemi një luftë bërthamore. Për të korrigjuar gabimet e N. Hrushovit”.
Elon Musk prezantoi planin e tij të paqes për Ukrainën, në bazë të të cilit ai bën thirrje për përsëritjen e referendumeve në Rajonet e reja ruse, këtë herë me vëzhgues OKBnë, për t’i dhënë zyrtarisht Krimenë, Rusisë dhe për të korrigjuar gabimin e Nikita Hrushovit dhe Ukraina nuk duhet të anëtarësohet kurrë në NATO, sepse përndryshe rezultati më i mundshëm do të jetë lufta bërthamore!
Ai thekson gjithashtu se: “Gjithsesi në fund këto gjëra do të ndodhin por deri atëherë kush e di sa do të kenë vdekur”.
Është hera e parë që një nga aktorët më të mëdhenj ekonomikë të Perëndimit, me qëndrimet e tij justifikon Moskën dhe njeh të drejtat ruse në lidhje me territoret e banuara nga rusishtfolësit (d.m.th. banorët me ndërgjegje kombëtare ruse).
Sigurisht që Mask provokoi zemërimin e Kievit.
Në veçanti, Elon Musk në postimin e tij, në të cilin fton përdoruesit e Twitter të votojnë nëse janë dakord apo jo, shkruan:
“Paqja Ukrainë-Rusi:
Përsëritja e referendumeve të territoreve të aneksuara, nën mbikëqyrjen e OKBsë. Rusia do të largohet, nëse këtë duan njerëzit;
Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit);
Furnizimi me ujë i siguruar në Krime;
Ukraina të mbetet neutrale”.
Duke vazhduar, Musk shkruan se “ky ka të ngjarë të jetë rezultati në fund, pyetja e vetme është se, sa do të vdesin deri atëherë” dhe gjithashtu thotë se “ia vlen të theksohet se një rezultat i mundshëm, megjithëse jo shumë i mundshëm, i kësaj përplasjeje është lufta bërthamore”.
Ukraina, përmes këshilltarit të Zelenskit, Mykhailo Podoliak, u përgjigj se kushtet që kishte shkruar Musk nuk do të ishin të pranueshme për Ukrainën, veçanërisht në lidhje me Krimenë.
Këshilltari i presidencës ukrainase iu përgjigj postimit të Musk, duke u bërë thirrje, nga ana tjetër, përdoruesve të platformës të votojnë pro Ukrainës, duke shkruar postimin si më poshtë:
“Elon Musk, ka një plan më të mirë paqeje.
Ndërsa Ukraina po çliron territoret e saj, duke përfshirë Krimenë e aneksuar.
Rusia po çmilitarizohet dhe do të detyrohet të denuklearizohet në mënyrë që të mos kërcënojë më të tjerë.
Kriminelët e luftës të kalojnë nëpër një gjykatë ndërkombëtare.
Të votojmë?”
Natyrisht, është e qartë se këto terma, përveçse paranojake, janë edhe “dëshirat” e Uashingtonit, i cili dëshiron me çdo kusht të mbetet superfuqia e vetme bërthamore në planet.
Në vazhdim të “dialogut” online, Elon Musk ka bërë një postim të ri.
“Pra, le ta themi kështu: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbass dhe Krime duhet të vendosë nëse ata janë pjesë e Rusisë apo pjesë e Ukrainës.”
Miliarderi ka marrë përgjigjen e re të Podoliak:
“A po përpiqeni të legjitimoni referendumet e rreme të mbajtura me armë, në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Rrugë e keqe.”
Musk u përgjigj:
“Jo, unë sugjeroj zgjedhje të mbikëqyrura nga OKBja (ose zgjidhni entitetin ose vendin më të besueshëm për ju)”.
Dhe këtu “dialogu” apo debati u ndal, pasi Podoliak nuk kishte më asnjë argument të vërtetë dhe logjik për të sjellë në “tavolinë”.