Wolfgang Schäuble: “Vishni Dy Bluza, Merrni Qirinj, Shkrepse & Elektrik Dore!”

/

Wolfgang Schäuble u është drejtuar gjermanëve me fjalët: “Vishni dy bluza, merrni qirinj, shkrepse dhe një elektrik dore. Ne gjermanët jemi të llastuar edhe unë po ashtu”.

Ish potenti i financave të Gjermanisë, ish Ministri i Financave i Demokristianëve (CDU), Wolfgang Schäuble, në një intervistë për një televizion gjerman, u tha bashkëqytetarëve të tij që “të shtrëngojnë dhëmbët”, sepse këtë vit ata do të “ngrijnë” dhe do të jetojnë në errësirë.

Ai rekomandoi që për shkak të krizës energjetike që vetë BEja shkaktoi nga vendosja e sanksioneve antiruse, të gjithë të përgatiten siç duhet: “Merrni shkrepse, ndizni qirinj dhe mbani një elektrik dore në dorë”.

“Vetëm vish një pulover, ose ndoshta një triko të dytë. Ju nuk duhet të ankoheni për këtë, duhet të pranoni se shumë gjëra nuk mund të merren si të mirëqena. Nuk na lejohet të tërhiqemi më nga ajo që morëm vendim.”

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Putini do të hidhte armët bërthamore, baroni i Partisë Demokristiane ishte i qartë: “Ne nuk duhet të lejojmë që të frikësohemi nga ky kërcënim. Ky është arti për të mos bërë asgjë, por që do të çonte në një përshkallëzim edhe më të madh të luftës.

Por përdorimi i armëve bërthamore sigurisht që do të ishte një ‘vijë e kuqe’ dhe me kërcënimet e Putinit për t’i përdorur këto armë, Putini prej kohësh po gërvisht vijën e kuqe”.

Schäuble gjithashtu nuk e fshehu faktin se Kancelari aktual i Gjermanisë, Socialdemokrati Olaf Scholz është në pozitë të vështirë: “Nuk do të doja të isha Kancelar në këtë kohë dhe të mbaj barrën e këtij vendimi! Por një gjë është e qartë, kur dorëzohesh njëherë, gjithmonë dorëzohesh. Gjithmonë kam bërë mirë në jetën time duke thënë se ‘jo, nuk do të shantazhohem'”.

Ai shton se: “Ne po përjetojmë një situatë ku Putini do të duhet të kuptojë, sado e dhimbshme të jetë për të, se ushtria e tij nuk është aq efektive sa ai mendonte se do të ishte. Duhet të vëmë bast se Putini do të flasë ndryshe në fund. Deri më tani, ai duket se po këmbëngul që ne të tërhiqemi duke pasur parasysh kërcënimet e tij. Nuk na lejohet ta bëjmë këtë. Duhet të kuptojmë se kjo luftë është edhe puna jonë! Duhet të sigurohemi që të ndihmohen vetëm ata që janë vërtet në nevojë.”

Për ish Ministrin e Financave të Gjermanisë, të besuarit të Angela Merkelit, bashkëqytetarët e tij nuk e kanë kuptuar ende se kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me ukrainasit, por edhe me gjermanët.

“Jo! Nuk e kemi kuptuar ende – thekson Schäuble – pavarësisht efekteve të luftës që po i përjetojmë të gjithë, inflacionit të tmerrshëm dhe çmimeve të larta të energjisë”.

I pyetur nga gazetari nëse shteti gjerman mund t’i lehtësojë gjermanët nga gjithë kjo barrë e madhe, ish Ministri theksoi: “Duhet të sigurohemi që të ndihmohen vetëm ata që janë realisht në nevojë. Të tjerëve duhet t’u themi, nëse duhet, këtë vit nuk do të shkoni me pushime. Rreziku që unë shoh është se ne besojmë se shteti është diçka që duhet t’u sigurojë qytetarëve të tij gjithnjë e më shumë gjithçka.

E shikojmë shtetin si një lloj supermarketi ku qytetarët janë gjuetarë pazari. Jo! Nëse qytetarëve u lëmë përshtypjen se çdo gjë është e pakufizuar, atëherë çojmë në mbishfrytëzimin. Atëherë qytetarët do të kenë përshtypjen se shteti mund të bëjë gjithçka. Kjo nuk është e qëndrueshme!

Jemi të gjithë të llastuar!”

Ai beson se gjermanët janë një shoqëri e prishur, thuajse e dalë shinash.

“Sigurisht, ne të gjithë jemi të llastuar. Edhe unë. Por tani duhet t’i rezistojmë rrezikut që gjërat të vazhdojnë të jenë kështu përgjithmonë. Gjermanët duhet të provojnë sërish vështirësitë.

Më shqetëson fakti që shumë gjermanë preferojnë të punojnë më pak, për shembull, të zgjedhin statusin me kohë të pjesshme dhe të mos punojnë kurrë në fundjavë. Kjo nuk mund të funksionojë. Sepse kudo ka mungesë punëtorësh. Përvoja e të shijuarit gjatë gjithë jetës, nuk të jep një jetë të plotë, të mirëqënë.”

Në fund të ditës, njerëzit duhet të ndjejnë se kanë bërë diçka të drejtë. Ndihmoni ata që kanë vërtet nevojë. Prandaj është shumë mashtrues propozimi i Ministrisë së Ekonomisë, që një bukëpjekës mund të mbyllë biznesin e tij thjesht, sepse kështu kursen. Ky ishte një gabim komunikimi nga ana e Ministrit aktual nga Partia e Gjelbër, Robert Hambeck”, tha Wolfgang Schäuble.

Vishni një triko, ndoshta dhe një të dytë!”

I pyetur nëse gjermanët do të ngrijnë këtë dimër, ai nxitoi të japë udhëzime praktike për bashkëqytetarët e tij:

“Vishni një pulover, ose ndoshta një triko të dytë. Ju nuk duhet të ankoheni më për këtë, duhet të pranoni se shumë gjëra nuk mund të merren si të mirëqena.”

Shtoi gjithashtu se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë arsye “është mirë që në shtëpi të kemi qirinj, disa shkrepse dhe një elektrik dore”.

80-vjeçari Wolfgang Schäuble në fund të intervistës shpreh optimizmin e tij për të ardhmen.

“Në këto kohë të vështira mund të buzëqeshni sërish dhe të dini që buzëqeshja është falas. Nuk kemi arsye të dorëzohemi.”

2 Comments

Lini një Përgjigje te Mariela Stefanllari Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusët Po Godasin Masivisht Territore në Ukrainë

Next Story

Rusi: Facebook & Instagram, Organizata Terroriste, me Vendim Gjykate!

Latest from Info