Hrushovi në Kubë – Korrik 1960

Raul Kastro donte garanci sigurie nga Bashkimi Sovjetik, për një ndërhyrje të pritshme nga SHBA.

Hrushovi këmbënguli se ndërhyrja do të ishte e pamundur dhe kërkoi fleksibilitet nga ana e Kubës.

Udhëheqësi sovjetik premtoi ta zëvendësojë plotësisht SHBAnë si partner tregtar të Kubës.

Dje, u deklasifikuan disa dokumenta dhe foto që botohen për herë të parë, në një përkthim të takimit midis Nikita Hrushovit dhe Ministrit kubanez të Mbrojtjes Raul Kastro, më 18 korrik 1960. Transkripti i sapodisponueshëm ndihmon në shpjegimin e vendosmërisë së Hrushovit të vitit 1962, për të mbrojtur Kubën nga SHBA. Ndërhyrja do të kërkonte një bazë të madhe ushtarake sovjetike në Kubë, së bashku me vendosjen e armëve bërthamore. Udhëheqësi kubanez kërkoi detaje sesi Bashkimi Sovjetik do të mund të mbronte Kubën, por Hrushovi këmbënguli në përmbajtjen e tyre dhe tek fleksibiliteti, duke thënë se ai nuk dëshiron një “luftë të madhe”.

Në vitin 1960, udhëheqja sovjetike admiroi revolucionin kubanez dhe pyeti veten për të ardhmen e kësaj lëvizjeje, e cila u ngrit pa asnjë ndihmë nga Bashkimi Sovjetik. Në shkurt të vitit 1960, zëvendëskryeministri Anastas Mikojan vizitoi Kubën, takoi të gjithë udhëheqjen politike dhe solli në shtëpi një lajm të mirë: barbudos (revolucionarë me mjekër) po udhëhiqnin një lëvizje të mirëfilltë antiimperialiste që me kalimin e kohës, do të kthehej në socialiste, veçanërisht me ndihmë nga Bashkimi Sovjetik. Udhëheqësi sovjetik u magjeps nga energjia rinore e revolucionit kubanez.

Vizita e Mikojan hapi dyert për vizita të shumta në Moskë nga delegacione kubaneze. Kubanezët ishin të etur për të mësuar sesi ishte jeta në vendin e parë socialist në botë, për të mësuar nga përvoja sovjetike. Vendimi i SHBAsë për të vendosur një bllokadë ekonomike ndaj Kubës e kishte shtyrë regjimin e Kastros edhe më afër Bashkimit Sovjetik, edhe pse Fidel Castro dhe shumica e lidershipit kubanez nuk ishin marksistë. Kubanezët ishin të shqetësuar se fqinji verior do të niste një pushtim për të hequr qafe qeverinë e re revolucionare.

Papritur, në mes të verës së vitit 1960, Hrushovi bëri një deklaratë shumë të fortë që dukej të sugjeronte se, në rastin e një ndërhyrjeje të SHBAsë në Kubë, Bashkimi Sovjetik ishte i gatshëm të mbronte revolucionin kubanez me të gjitha mjetet ushtarake që kishte në dispozicion:

“Nuk duhet harruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të paarritshme dhe larg Bashkimit Sovjetik, sa dikur. Në mënyrë figurative, në rast nevoje, artileritë sovjetikë mund të mbështesin popullin kubanez me raketat e tyre, nëse forcat agresive në Pentagon guxojnë të ndërhyjnë kundër Kubës. Dhe le të mos harrojnë në Pentagon se, siç kanë treguar testet e fundit, ne kemi raketa të afta të zbresin drejtpërdrejt në një shesh të parallogaritur, në një distancë prej 13,000km. Ky, nëse dëshironi, është një paralajmërim për ata që duan të zgjidhin çështjet ndërkombëtare me forcë dhe jo me arsye.” (Marrëdhëniet me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, 1958-1960, Kuba, Vëllimi VI, shënimi redaktues 549.)

Duke lënë mënjanë mburrjen bërthamore, në takimin e tij të parë ballë për ballë me Raul Kastron, Hrushovi në fakt ishte shumë i kujdesshëm që të mos i nxiste kubanezët të ndërmerrnin hapa që mund të nxisnin ndërhyrjen e SHBAsë. Kur Raul Castro shkoi në Moskë për të sqaruar garancitë e dhëna nga sovjetikët dhe për të ftuar Hrushovin për të vizituar Kubën, udhëheqësi sovjetik u përpoq ta largonte vizitorin e tij nga masat radikale duke i thënë se, pas deklaratës sovjetike, Shtetet e Bashkuara, “me shumë mundësi, nuk do të ndërmarrë një ndërhyrje kundër jush”. Udhëheqësi sovjetik i këshilloi kubanezët të ishin zhyteshin në mendim dhe të bëheshin fleksibël, të punonin përmes Organizatës së Shteteve Amerikane dhe të përpiqeshin të fitonin opinionin publik në Amerikën Latine.

Në vend që t’u jepte kubanezëve ndonjë detaj specifik, rreth garancive ushtarake sovjetike, Hrushovi u tha atyre të mos nxitonin. Udhëheqësi sovjetik u tha vizitorëve të tij: “Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mos lejuar ndërhyrjen kundër Kubës. Por ne nuk duam luftë. Sidoqoftë, duhet mbajtur parasysh se dikush mund të fillojë një luftë të madhe duke mbrojtur Kubën”.

Takimi i korrikut me Raulin shtroi skenën për takimin miqësor të Hrushovit, megjithëse shumë pak thelbësor, me Fidel Kastron dy muaj më vonë, gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë në qytetin e Nju Jorkut.

Dokumenti i bisedimeve të Fidel Kastro me Nikita Hrushov:

Disa fotografi historike:

Ministri i Mbrojtjes së Kubës Raul Kastro viziton Moskën, 1960. (Arkiva, Ambasada Ruse në Kubë)
Nikita Khrushchev dhe Fidel Kastro duke ecur në një rrugë në Harlem, New York. Shtator 20, 1960. (AP)
Raul Castro and Marshalli i Bashkimit Sovjetik Ivan Konev, shëtitje në Sheshin e Kuq, Moskë, 1960. (Arkiva, Ambasada Ruse në Kubë)
Raul Kastro (majtas) përshëndet Hrushovin në Pallatin e Kremlinit, më 3 korrik 1962, një ditë pas firmosjes së paktit sekret për t’i dhënë Kubës raketa bërthamore. (Revista “Smithsonian Magazine”)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tucker në Një Supervideo - Shpullë Zelenskit (video)

Next Story

Prokuroria Europiane Nis Hetimet për Vaksinën Pfizer & Von der Leyen

Latest from Info