Klube, Kartele & Bilderberg

/

Pas dekadash neoliberalizmi, jemi në mëshirën e një grupi kartelesh që po lobojnë fort për politikanët dhe po përdorin pushtetin monopol për të rritur fitimet. Kush mendon ndryshe, dyshoj se është i pushtuar nga iluzione, ose mbart mirësi “të dëmshme” që i mbizotëron aftësisë për shqyrtim dhe logjikës argumentative.

Emergjenca për ‘think tanks’ (grupe të mendimit), ishte sa një simptomë e progresit liberal, po aq edhe një reagim nervoz në kundërshtim me të. Në vitin 1938, “Shoqata Amerikane e Biznesit” u themelua nga biznesmenë të shqetësuar se sipërmarrja e lirë do të vuante në duart e atyre që janë shumë të kapur me nocionet e barazisë dhe egalitarianizmit. Në vitin 1943, u trupëzua në strukturën politike të Uashingtonit, duke u riemërtuar si “Instituti Amerikan i Biznesit”, i cili ka pasur momente të njëfarë ndikimi në korridoret e administratave presidenciale.

Mbledhjet e elitës, të vetëpromovuara si dyqane bisedash të të privilegjuarve dhe me taka monstruoze, kanë tërhequr shpesh vëmendjen. Që të pasurit dhe të fuqishmit të bisedojnë së bashku privatisht nuk duhet të jetë problem, me kusht që “glitterati” (paketa e njerëzve të angazhuar në promovimin e biznesit) t’i mbajë idetë e dëmshme në qarqe të vogla, pa ndikim mbi të gjithën. Por mbledhja e Bilderberg, një takim vjetor transatlantik i thirrur që nga viti 1954, nxit spekulime për arsye të ndryshme, jo më pak edhe për shkak të mungesës së detajeve dhe axhendave jashtë rekordeve, regjistrimeve. C. Gordon Tether duke shkruar për “Financial Times” në maj 1975, do të mendonte se, “Nëse Grupi Bilderberg nuk është një lloj komploti, ai organizohet dhe kryhet në një mënyrë të tillë që të jep idenë që është i tillë, komplot pra“.

Çdo vit, ka murmuritje të heshtura dhe meditime rreth listës së të ftuarve. Politikanët, kapitenët e industrisë dhe të pasurit “e papastër” priren të plotësojnë numrat. Në vitin 2018, gazeta “Telegraph” pretendoi se delegatët do të përtypnin çështje të tilla si: “Rusia, ‘post e vërteta’ dhe lidershipi në SHBA, me AIgoritmin dhe llogaritjen kuantike gjithashtu në plan”. Takimi i rradhës në qytetin zviceran Montreux ishte një tubim i cili, mes të ftuarve, kishte Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e lartë të Presidentit Donald Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner.

Shpesh, supozimet më argëtuese për atë që ndodh në Konferencën e Bilderberg kanë ardhur nga të huajt e prirur për të fantazuar, të mbështetur nga Media për të cilësuar si konspiracion, ato që zbulohen për këtë Grup dhe takimet e tij. Mungesa e një pakete mediatike, një situatë me të cilën shpeshherë kanë bashkëpunuar vetë mediat, mungesa e investigimit nga Media, për këtë fshehtësi të përgjithshme të të pranishmëve, gjithësesi kanë sjellë disa gurë të çmuar për të qartësuar se çfarë është ‘GB’. Një grumbullim i pasardhësve të reptilianëve, që hartojnë plane për dominimin e botës është një ide e preferuar kjo nga Media dhe leftistët, por në fakt duhen parë si konstilacion që teksa mblidhen, nuk është rastësi, as rutinë ceremoniale, por çdo takim ka qëllime dhe objektiva të qartë, ose që bëhen edhe më të qartë pas takimit dhe bisedimeve.

Disa dyshojnë për cilësinë e çështjeve që diskutohen në takimet e Bilderberg. Për shembull, Marshall McLuhan, u tmerrua pasi mori pjesë në një takim në vitin 1969 nga ato “mendje të njëtrajtshme të shekullit të nëntëmbëdhjetë që pretendonin për të njëzetën”. Ai deklaron se u ndesh me një atmosferë asfiksuese “banaliteti dhe parëndësie”. Kjo ndoshta edhe pse pritshmëritë e tij kanë qenë të larta, duke menduar që do të ishte mes elitash, pa bërë dallimin se ata janë elita financiare dhe jo elita të dijes dhe artikulimit të mendimit dhe fjalës.

Deklaratat e takimeve të Grupit Bilderberg janë të shkrutra, pa informacion konkrret, të thata dhe nuk i ngjasojnë një forumi që mblidhet për të shkëmbyer ide dhe mendime. Por padyshim që atje është miqësor dhe i predispozuar për të dhënë mendime dhe për të vepruar në interes të biznesit të madh dhe finacave dhe sesi këto mund të gjejnë rrugën e tyre në qarkullimin e brendshëm brenda shteteve, që momentalisht konsiderohen pengesë. Ndaj dhe objeksioni shtrihet drejt njëqeverisjes, apo menaxhimit global mes një qeverie të vetme.

Ish politikania kanadeze Alison Redford, guvernatore e rajonit Alberta, ka marrë pjesë në takimin e ‘GB’ në vitin 2012 në Chantilly, Virxhinia. Në shkrimin e saj, apo le të themi në një raport të shkruar mbi një udhëtim që i kushtoi 19.000 dollarë, politikania kanadeze sinoptikisht pa shumë detaje thotë: “Pjesëmarrja ime atje avancoi përpjekjet e mia ndoshta agresive për qeverisjen e Rajonit Alberta, për të angazhuar vendimmarrësit botërorë në interesat strategjike të Rajonit Alberta, për të folur për Rajonin Alberta në botë dhe për ta bërë edhe më të njohur. Takimi krijoi terrenin për ndërtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me partnerët ekzistues dhe partnerët e mundshëm me interesa të përbashkëta në investime, nxiti inovacionin dhe politikat publike”.

Çdokush ka arsye të forta për të qenë dyshues ndaj figurave që mblidhen në ‘GB’, duke vërejtur dhe duke patur parasysh se një pjesë e madhe e tyre janë dallueshëm individë me parime antidemokratike. Mbledhje të tilla priren të jenë armiqësore ndaj popullit, duke preferuar t’i japin leksione dhe ta drejtojnë atë, në vend që t’i kushtojnë vëmendje. Bilderberg është grupimi që pohon dhe vendos për lëvizje të paepura, kundër vullnetit popullor, por në favor të klubit të mbyllur dhe kartelit kontrollues. “Ka grupe të fuqishme të korporatave, që janë mbi qeveritë dhe që manipulojnë situata dhe vendime, thuajse çdo gjë”, përtej tendencave për t’i quajtur këto ide si konspirative, apo iluzive. Bazuar tek ai shumë pak informacion që rrjedh nga këto takime dhe duke parë ato që implementohen, bindemi për axhendën e ‘GB’.

Këto janë tubime të krijuara për të mbajtur popullsinë nën kontrollin e krahëve të gjata të pushtetit qeverisës, që është nën kontrollin e tyre.

Idetë dhe politikat e diskutuara janë të detyruara të jenë egoiste, miqësore ndaj interesave të financave dhe indiferente ndaj mirëqenies së “bashkësisë”, popujve.

Një raport i Bilderberg, që përshkruan Konferencën e Bürgenstock-ut në vitin 1960, i shihte mbledhjet si vende “ku mund të paraqiten argumente që nuk mund dhe nuk duhet të përdoren në debatin publik”. Siç përmbledh Joseph Stiglitz në botimin e tij “Çmimi i Pabarazisë”, në disa fjalë, ai thotë: “Ata që janë në krye kanë mësuar sesi t’i thithin paratë nga pjesa tjetër në mënyra që pjesa tjetër vështirë se e di, vështirë se e kupton dhe e mëson ndonjëherë. Kjo është risia e tyre e vërtetë. Politika formëson tregun, por politika është rrëmbyer nga një elitë financiare që e ka shndërruar në folenë e saj”. Këto fjalë janë me të vërtetë dhe një distilim i përsosur i Bilderbergizmit.

Matja e ndikimit të Grupit Bilderberg në një kuptim empirik nuk është një çështje e thjeshtë, por tejet komplekse, këtu vjen dhe WikiLeaks që na sugjeron se “ndikimi i tij (GB) në historinë e pasluftës diskutohet se eklipson edhe ndikimin e Samitit G8”.

Një përmbledhje për Grupin, botuar në gusht 1956 nga Dr. Jósef H. Retinger, bashkëthemelues dhe sekretar polak i mbledhjes, na jep një arsyetim të thjeshtë: “Do të duhet të arrihet shitja e brandit / markës amerikane tek europianët skeptikë për tua larguar “ankthin”. Do të thirren takime ‘jozyrtare dhe private’ ku do të përfshihen njerëz me ndikim, influencë dhe të besueshëm që gëzojnë respektin e atyre që punojnë në fushën e çështjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”. (‘Ankthi’ europian ishte inteligjenca europiane, skeptiçizmi, të menduarit, logjika, angazhimi në jetën publike, revolta, kundërshtia, kritika, opinioni i lirë, rebelizmi, mosbindja civile, kolegjialiteti në protestë etj. elementë që mbartte europiani, që e shqetësonin Grupin, Iluminatin.)

Retinger parashtroi gjithashtu arsyetimin për mbajtjen e takimeve të errëta dhe sekrete. “Takimet zyrtare ndërkombëtare, kthehen në problematike nga ‘ekspertët dhe nëpunësit civilë’ që ftohen të marrin pjesë. Diskutimi i sinqertë duhet të jetë i kufizuar, kam frikë se mosmarrëveshjet mund të shiheshin si fërkim kundër interesit kombëtar, kur përballë do të keni ekspertë jashtë vathës. Detajet thelbësore të çështjeve për diskutim në takime ndërkombëtare, vendosim të shmangen. Dhe së treti, nëse ata që marrin pjesë nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje për një pikë të caktuar, do e lëmë momentalisht në sirtar, për të shmangur përplasjen dhe për të mos lënë përshtypjen e përçarjes”.

Retinger kishte ide mbi Europën që në maj 1946 kur, si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Pavarur për Bashkëpunim Europian (ILEC), parashtroi virtytet e federalizmit të kamufluara në një kuadër elitar, pohime këto përpara një auditori në ‘Chatham House’. Ai kishte frikë nga humbja e “fuqive të mëdha” në kontinentin europian, pasi “banorët e Europës, në fund të fundit, përfaqësojnë elementin më të vlefshëm njerëzor në botë”, do të pohonte vetë ai. (Mos u kushtoni vëmendje atyre të bindjeve të errëta, të mbajtur prej kohësh në skllavërinë europiane, do u thoshte Fuqive të Mëdha.)

Menjëherë pas kësaj, ai u vlerësua nga ambasadori i SHBA W. Averell Harriman dhe iu bë ftesë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, ku idetë e tij gjetën “miratim unanim… midis financuesve, biznesmenëve dhe politikanëve“.

Lista e miratuesve duket si një përzgjedhje moderne e Grupit Bilderberg, një ‘Who’s Who’ oligarkike, mes tyre bankieri Russell Leffingwell, partneri i lartë në J. P. Morgan’s, Nelson dhe David Rockefeller, presidenti i Përgjithshëm i Motors, Alfred Sloan, bankieri i investimeve në Nju Jork, Kuhn Loeb dhe Charles Hook , President i Kompanisë Amerikane Rolling Mills. (Nuk është për t’u habitur që Retinger do të themelonte Grupin Bilberberg me pëlqimin e Paul Rijkens, President i gjigantit shumëkombësh Unilever, fytyra joglamuroze e kapitalizmit europian.)

Vlerësimet e Retinger për sovranitetin, janë të rëndësishme për të kuptuar Bashkimin Europian modern, i cili vazhdon të ushqejë tensione paradoksale (sipas tyre) midis përfaqësimit aktual dhe oligarkisë financiare. Mos u shqetësoni për çështjet e reptilianëve: BE-ja, në një masë modeste, është bilderbergiane, vizioni i saj është shndërruar në makineri, duke mundësuar një botë të sigurtë për multinacionalët, duke mbajtur nën kontroll sovranitetin e popujve. Ish ambasadori i SHBAsë në Gjermaninë Perëndimore, George McGhee, është shprehur kështu: “Traktati i Romës [i vitit 1957], i cili solli në jetë Tregun e Përbashkët, u ushqye në mbledhjet e Grupit Bilderberg”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia i Dërgon Mesazh Lufte Greqisë mes Një Fotografie

Next Story

Medvedev: "Musk do të Takohemi në Moskë, Ditën e Fitores!"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe