Meloni Mbulohet me Heshtje nga Perëndimi i “Barazisë Gjinore” – Hipokrizi

E shikoni se cila është fytyra e shtirur dhe e pështirë e “kabalit” perëndimor?

E shikoni karakterin autoritar, diktatorial, përjashtues që ka konstilacioni i globalistëve kriptokomunistëve, oligarkikëve në idetë e tyre politike dhe monopolitëve në idetë e tyre ekonomike?

Një femër, një grua, e para në historinë e Italisë, kryeministre. Por askush nuk flet për të, askush nuk e uron atë, askush nuk e sjell si arritje, as këta që trumpetojnë “empancipimin” e gruas deri në “barazi gjinore”.

Ja sesi një femër ua heq maskën diabolëve në politikën globale, që teksa vjen në pushtet, sfidon të madh dhe të vogël dhe në shtangien dhe paqartësinë e asaj që u ka ndodhur para syve, në mes të Italisë, në mes të Europës, teksa nuk bëjnë dot gjë, heqin maskën dhe na llahtarisin me fytyrat e tyre demonët, personazhet e sistemit, shërbëtorët e konstilacionit.

Heshtje varri. Për Melonin nuk flet askush.

Për Merkel, për Truss buçet Media, por jo për Meloni, me ndonjë përmendje rrallë e tek për ish deklaratat e saj të ekstremit të djathtë.

Nuk e akuzojnë dot për diçka, në këto kushte presin të ndrydhur të nesërmen. Meloni thuajse e kamufluar gjatë gjithë fushatës, i la në pamundësi për komente, me një intelekt brilant dhe artikulim bindës foli për Italinë dhe italianët, për ekonominë dhe shtetin, për financat dhe migarcionin, për luftën dhe për paqjen, për qeverisjen dhe prosperitetin.

Kishte dhe nga ata që mendonin se Presidenti nuk do i aprovonte qeverinë dhe ministrat, sepse të tilla propagandoheshin nga Media, mesa kuptoni u përpoqën për mjegull mbi detin me erë 7 bofor. Atë që vendos sovrani nuk e shbën dot askush.

Cila është e keqja t’i përkasësh ekstremit të djathtë dhe jo qendrës së djathtë që sot është më socialiste se vetë e majta? Përkundrazi, të jesh sot në ekstremin e djathtë konservator është meritë e logjikës dhe gjykimit të një mendjeje mbi mesataren dhe ta përfshish veten tek ai grupim politik dhe ideologjik, është ndoshta bekim. Nëse do të ishte në pushtet e djathta konservatore, sot Europa nuk do të ishte këtu, Amerika kurrësesi nuk do të ishte atje dhe padyshim Putin nuk do të ishte duke bombarduar Ukrainën, por edhe paramilitarët nazi “Azov” të krijuar nga leftistët amerikanë, nuk do të ishin krijuar në Ukrainë për të sjelle destabilitet.

Këta që proklamojnë femrën në politikë dhe barazinë gjinore, kanë tani për kë të flasin kanë një Giorgia Meloni, kanë dhe një popull që meriton të vlerësohet maksimalisht dhe që po nderon ekzistencën e tij në të gjitha epokat.

Por, të gjithë heshtin për Melonin, prej asnjë goje nuk doli asnjë urim.

Sa keq! Sa turp! Sa diabolizëm!

As për diplomaci, as për kortezi, as për etikë politike dhe kryesorja as për respektim të vendimit demokratik zgjedhor që e solli atë në krye të Italisë. Sfiduan dhe përçmuan edhe demokracinë, edhe sistemin elektorl të votës së lirë, sepse nuk mundi të fitojë njeriu, masha, instrumenti i tyre, për ta patur edhe Italinë peng, siç kanë gjithë Europën.

Kanë për ta gjetur përpara hidhërimin e sotëm, nesër!

#GiorgiaMeloni

May be an image of 17 people and people standing

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski: "Perëndimi Duhet të Godasë me Bërthamore Kremlinin"

Next Story

Kandidatët për Kryeministër të MB

Latest from Opinione

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe