Gjatë Gjithë Natës Rusët kanë Goditur Ukrainën

/

Goditje masive ruse gjatë gjithë natës me raketa dhe dronë.

V. Zelenski i drejtohet Perëndimit: “Le të na ndihmojë Perëndimi të përballemi me ta”.

Raportet se janë lëshuar 36 raketa të kalibrit dhe Geran-2.

Presidenti ukrainas Zelenski në një mesazh terrori tha se, “Rusia ka nisur sot në mbrëmje një shkallë shumë të madhe sulmesh ndaj infrastrukturës ukrainase.

Në një përpjekje për të rezistuar besoj se ushtria ukrainase do të përmirësojë më tej performancën e saj tashmë, shumë të mirë ndoshta, në rrëzimin e raketave dhe dronëve rusë me ndihmën e aleatëve të Ukrainës.

Shkalla gjeografike e këtyre goditjeve masive të fundit, është shumë e gjerë”.

Sa më sipër Zelenski i komunikoi në një video-mesazh në mbrëmje, duke specifikuar se zonat e Ukrainës Perëndimore, Qendrore dhe Jugore janë prekur ndjeshëm.

“Sigurisht që ne nuk kemi aftësitë teknike për të rrëzuar 100% të raketave dhe dronëve rusë. Jam i sigurt se gradualisht do t’ia dalim mbanë, me ndihmën e aleatëve tanë. Tashmë, ne po rrëzojmë shumicën e raketave të lundrimit, shumicën e dronëve”. (Kjo duhet të jetë pjesë e shakasë së deklaratave të Presidentit që pas pak ditë nuk do të ketë më infrastrukturë të rëndë në funksion. Gjithësesi mjafton të lexojmë me vëmendje ato që thotë, për të shquar dhe kuptuar kontradiktat mes fjalëve.)

Infrastruktura kritike në të gjithë Ukrainën u godit përsëri të shtunën, me disa rajone që raportuan goditje në objektet energjetike. E diela po gdhihet sërish me bombardime. Perëndimi duket se e ka vakur tempin e suportit ndaj Ukrainës. Amerika nga ana tjetër është në alert, sepse Rusia po progreson në terren.

Informacione të tjera flasin për 1.5 milionë njerëz që janë përkohësisht pa energji elektrike.

Zyrtarët ukrainas po flasin për një “sulm masiv” gjatë natës me rreth 36 raketa dhe dronë, shumica e të cilëve u kapën (thanë ata), por disa gjetën objektivat e tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Yanuka Rav Shlomo Yehuda - A Është Ky Mesia i Hebrenjve?

Next Story

New York Post: Sanksionet Nuk Kanë Asnjë Rezultat Kundër Rusisë

Latest from Info