Giorgia Meloni rikthen Demokracinë në Itali, duke iu dhënë fund ndalimeve “të stilit kinez” për Covid-19. Pa maska në spitale!
Kthimi në punë për punonjësit e kujdesit shëndetësor të pavaksinuar.
Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, hoqi të gjitha politikat antidemokratike “të stilit kinez” të paraardhësit të saj, Mario Draghi, në lidhje me menaxhimin dhe drejtësinë e pandemisë, duke hequr të gjitha kufizimet që kishin shkaktuar “mbytje” në vend.
Në fakt, ajo do të heqë detyrimin për të mbajtur maska edhe në spitale, ndërkohë që tashmë ka bërë të ditur se punonjësit e shëndetësisë që nuk kanë dashur të vaksinohen do të forcojnë dhe mbështesin plotësisht sistemin shëndetësor (nuk do t’i gjuajë askush), teksa kthehen në pozicionet e tyre normalisht.
Qeveria e re ka njoftuar planet për të pezulluar vaksinimet e detyrueshme të koronavirusit për punonjësit e shëndetësisë dhe për të ngrirë gjobat e vendosura më parë për ata që shkelnin rregullat.
Qeveria Meloni do të vonojë gjithashtu zbatimin e disa reformave në drejtësi të miratuara nën Draghi, të cilat janë thelbësore për disbursimin e fondeve të rimëkëmbjes së Bashkimit Europian në Itali.
Kjo përfshin një rregull që lejon njerëzit e burgosur për krime të rënda dhe të lidhura me mafien të kenë akses në paraburgim alternativ, një reformë që Draghi tha se synonte të lehtësonte barrën mbi burgjet e mbipopulluara të Italisë.
Kabineti është planifikuar të mblidhet në orën 12 të së hënës dhe do të prezantojë ndryshime dhe disa prej reformave.
Ndërkohë që qeveria e re mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe afateve të nevojshme për të marrë këstin e radhës të ndihmës së Bashkimit Europian, ndryshimet tregojnë prioritetet e qeverisë së re, e cila gjatë fushatës zgjedhore la aleatët dhe investitorët e huaj të hamendësonin sesa e fortë do të ishte përplasja me ta.