Ukraina: “Do të Hyjmë në Krime Deri në Dhjetor!”

/

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha: “Do të hyjmë në Krime deri në dhjetor. Rusia mund të na godasë me armë bërthamore! Por një sulm taktik bërthamor nuk do të na ndalojë.”

Optimizmin se Ukraina mund të kthehet në Krime deri në fund të dhjetorit dhe se lufta ndoshta do të përfundojë deri në fund të pranverës së ardhshme, shprehu zëvendësministri i Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Volodimir Havrilov.

Në një intervistë në ‘Sky News’, ai tha se vendi i tij nuk do të ndalojë së luftuari nëse nuk siguron fitoren. Ai kërkoi “mbështetje shtesë” nga BE për periudhën e dimrit.

Havrilov u pyet për mundësinë e një sulmi bërthamor rus dhe u përgjigj se ai është i vogël, “por do të ishte dramatik për të gjithë”.

“Zoti e di se çfarë skenari do të ndodhë” shtoi ai, “por një sulm taktik bërthamor nuk është një kërcënim që do të na pengojë të vazhdojmë luftën tonë”.

Për bisedimet për paqe me Moskën, Havrilov tha se kjo do të ndodhte vetëm kur forcat ruse të ishin gati të largoheshin nga çdo pëllëmbë e territorit ukrainas. Kjo përfshin Krimenë, të cilën ata e aneksuan në vitin 2014 dhe zonat e Ukrainës lindore.

“Vendimi brenda shoqërisë ukrainase është të vazhdojë deri në fund. Nuk ka rëndësi se cili skenar është në tavolinë. Ne kemi paguar një taksë gjaku, kemi bërë shumë përpjekje për atë që kemi arritur deri më tani dhe të gjithë e dinë se çdo vonesë apo ngrirje e konfliktit do të jetë vetëm vazhdimi i kësaj lufte kundër ekzistencës së Ukrainës si komb”, shpjegoi ai.

Në javët e fundit, forcat ukrainase rimorën Kherson dhe forcat ruse u tërhoqën në bregun lindor (të majtë) të lumit Dnieper. Zyrtari ukrainas u pyet nëse kjo rrit shanset për të arritur qëllime të tjera, siç është rimarrja e Krimesë dhe ai u përgjigj se “është çështje kohe dhe sigurisht që ne do të preferonim që kjo të bëhet sa më shpejt”.

Një “mjellmë e zezë”, domethënë një zhvillim i papritur, në Rusi, siç është shembja e papritur e regjimit të Vladimir Putinit, mund ta ndihmojë këtë synim.

“Ne mund të hyjmë në Krime, për shembull, deri në fund të dhjetorit. Është e mundur. Nuk mund të përjashtohet që kjo të ndodhë”, deklaroi ai.

Në fund, i pyetur për kohëzgjatjen e luftës, zyrtari ukrainas tha se, si ushtarak është e rëndësishme të përgatitemi për një betejë të gjatë nëse Rusia mund të ndërtojë forcat e saj.

“Sigurisht, në këtë rast, lufta do të marrë pak kohë. Por ndjesia ime është se deri në fund të pranverës lufta do të mbarojë.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Apostull Pali Drejtuar Kolosianëve

Next Story

Letër e Hapur në Greqi Kundër Përdorimit të Maskave tek Fëmijët

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është