Mbështetësit e Republikanes Lake po Bëjnë Thirrje për Ndërhyrje Ushtarake në Arizona

/

Mbështetësit e republikanes Kari Lake po bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake në Arizona, për të ndaluar vjedhjet e zgjedhjeve afatmesme atje!

Mbështetësit e kandidates për guvernatore të Republikanëve të Arizonës, Kari Lake janë të dëshpëruar pas një humbje, teksa janë të bindur që votat janë vjedhur dhe i kanë rrëmbyer fitoren kandidates së tyre dhe këtë e ka bërë kandidatja e majtë Katie Hobbs, që teksa ishte kandidate, drejtonte dhe monitoronte proçesin zgjedhur, në kundërshtim me ligjin, teksa nuk dha dorëheqjen nga posti i saj i lartë që mbante në administratë.

Në sondazhet përpara zgjedhjeve, Lake kryesonte Hobbs me një përqindje jo të vogël, edhe pse sontazhet e bëra nga të majtët favorizojnë padyshim të majtët. Por pas ditësh “numërimi votash”, Lake nuk pati kurrë epërsi ndaj Hobbs dhe në fund humbi me vetëm 0,6%.

Kjo ka bërë që disa civilë në mesin e mbështetësve të Lake të bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake.

“Ne qytetarët kërkojmë që ushtria të ndërhyjë dhe të përsërisë zgjedhjet tek ne. Zgjedhjet janë manipuluar”, tha një mbështetës i Lake gjatë një proteste kundër mashtrimit të zgjedhjeve elektorale të ndërmjetme.

Lake ka premtuar vazhdimisht se do të ishte një gjemb i madh në këmbën e Uashingtonit, duke u zotuar se do të shpallte që në ditën e parë të mandatit të saj njoftimin për të thirrur legjislativin në seancë të posaçme dhe për të rregulluar sistemin “e mrekullueshëm” zgjedhor të shtetit të Arizonas. Në Arizona numërimi vazhdoi në më shumë se një javë, ndërkohë që në Florida, një shtet shumë më i madh në numër popullsie, votat u numëruan në më pak se një ditë, në 22 orë.

Pse i duhej Arizonës kaq kohë e gjatë për të numëruar votat? Përgjigja është logjike, sepse në Arizona vota u manipuluan dhe zgjedhjet nuk u zhvilluan të rregullta.

“Unë do të jem makthi juaj më i keq për tetë vite dhe do të reformojmë edhe Median. Ne do t’ju bëjmë përsëri gazetarë, kështu që përgatituni! Do të argëtohemi për tetë vjet. Mezi pres të punoj me ju”, i tha Lake një gazetari vetëm një javë përpara zgjedhjeve.

Padyshim, të majtët nuk mund të lejonin që një fizionomi e tillë politike të merrte drejtimin e Shtetit të Arizonës. Të tillë individë, politikanë, janë të rrezikshëm për sistemin dhe konstilacionin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Vare në një Kuti Violine Dhuratë Bashkimit Europian - Farsë apo Mesazh? (video)

Next Story

Rusët Marrin Sërish Zonat që Humbën në Donbass

Latest from Info