Një Vare në një Kuti Violine Dhuratë Bashkimit Europian – Farsë apo Mesazh? (video)

/

Mesazh BE-së!

I dërguan Parlamentit Europian një vare “të përgjakur” me vulën e Wagner, që ishte vendosur në një kuti violine.

Media europiane raportojnë se në Parlamentin Europian është dërguar një vare “e përgjakur” në një kuti violine, me vulën e Wagner.

Menjëherë pas zhvillimeve në Parlamentin Europian dhe cilësimit të Grupit Wagner si “organizatë terroriste”, një vare e mbuluar me gjak të rremë i është dërguar një përfaqësuesi të Parlamentit Europian mëngjesin e së enjtes.

Disa media tregojnë si dërgues kreun e grupit mercenar Wagner, Jevgeni Prigozhin, por informacioni ende nuk është konfirmuar.

Një grup që pretendonte se ishte miqësor me Wagner-in dha më shumë informacion duke pretenduar se Prigozhin kishte thënë qartë se: “Para se kjo procedurë të hynte në fuqi ligjore, më udhëzuan që të dorëzoj një njoftim në Parlamentin Evropian”.

Brenda kutisë së violinës gjendet një vare metalike me një dorezë druri me njolla gjaku artificial. Në pjesën metalike të varesë shquhet shenja e Grupit Wagner e shkruar në Rusisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Klaus Schwab: "Sistemi më i Mirë & Efektiv Qeverisës Është Regjimi Totalitar i Kinës!"

Next Story

Mbështetësit e Republikanes Lake po Bëjnë Thirrje për Ndërhyrje Ushtarake në Arizona

Latest from Info