Godet Sërish “Homeland Justice” – Vidhen Sërish të Dhëna (INSTAT)

/

Në datën 16 mars 2024 “Homeland Justice” publikoi mesazhin si më poshtë, në foto.

Mesazhi: “Fluturo nga Injoranca te Mençuria. Terroristët MEK janë ende të strehuar në Durrës. Udhëtimi juaj nga Injoranca në Mençuri do të marrë fund vetëm nëse do të riatdhesoni terroristët Muxhahedinë” (Shkatërro Kampin Ushtarak të Durrësit).

Ndërsa sot, më 22 mars 2024 “Homeland Justice” ka ndërhyrë sërish në faqen e INSTAT, me mesazhin si më poshtë:

“Ju nuk mund të luftoni kundër shifrave. Shifrat thonë gjithmonë të vërtetën. Është turp që qeveria e korruptuar është e paaftë të mbrojë rezultatet e një shpenzimi prej 17 milionë Euro. INSTAT supozohet se mbron të dhënat e njerëzve.”

Nga ky informacion i dhënë vërtetohet se Qeveria Shqiptare ka dështuar të mbrojë të dhënat e saj të INSTAT dhe se Shqipëria është vendi ky qytetari është tërësisht i pambrojtur. Ky rrezik i dhunimit të të dhënave, vjedhja dhe bllokimi i tyre nga “hackers” iranianë, nesër mund të vendosë në rrezik marrjeje të dhënash edhe Bankat e Nivelit të Dytë, pse jo edhe vetë Bankën Kombëtare, Drejtoritë e Tatimeve, Doganave, Policinë e Shtetit dhe të tjera institucione të rëndësisë së veçantë, si dhe të të dhënave sensitive.

Shqipëria ka zhvilluar mesa duket, edhe turizmin e hacker-imit, me sukses.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Deklaratë e Medvedev

Next Story

Apple - Shenjat, Shifrat, Simbolet, Ngjyrat!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,