Profesionet më të Mërzitshme & më Emocionuese

/

Profesionet më të mërzitshme dhe më emocionuese, sipas një hulumtim-studimi.

A jeni dakord me gjetjet?

Punët që lidhen me financat mund të jenë fitimprurëse, por disa prej tyre mund t’ju bëjnë të dukeni shumë të mërzitshëm dhe madje të paaftë për njerëzit përreth jush. Të paktën kështu pretendon një studim i fundit nga Universiteti i Essex.

Studiuesit pyetën më shumë se 500 njerëz në pesë eksperimente të ndryshme në lidhje me karrierat dhe hobit, që ata i konsideronin si më “të mërzitshmet” dhe cilat karakteristika i lidhnin me njerëzit që bënin këto punë.

Financa u rendit si fusha e punës më e mërzitshme me një diferencë dërrmuese, me punët e lidhura me financat që zënë katër nga pesë vendet e para në listën e profesioneve më të mërzitshme. Njerëzit që angazhohen në to, për habinë e autorëve të studimit, shiheshin gjithashtu si më pak kompetentë.

“Mendova se kontabilistët shihen si të mërzitshëm, por efikasë, veçanërisht kur i mendojmë si personin e duhur për të bërë deklaratat tona tatimore”, tha Wijnand Van Tilburg, autori kryesor i studimit dhe një pedagog i lartë në departamentin e psikologjisë së universitetit.

Ai tha se ata filluan studimin për të hetuar stigmën që rrethon mërzinë dhe sesi mund të ndikojë në mënyrën që njerëzit perceptojnë njëri-tjetrin. “Ironia është se studimi i mërzisë është në të vërtetë shumë interesant dhe ka shumë implikime në jetën reale.”

5 profesionet më të mërzitshme:

* Analiza e të dhënave
* Mbajtja e kontabilitetit
* Sigurimet / siguracionet
* Pastrimi
* Profesionet bankare

5 profesionet më emocionuese:

* Aktrimi
* Shkencat
* Gazetaria
* Profesionistë në sektorin e shëndetit
* Mësimdhënia

5 hobet / zakonet më të mërzitshme:
* Gjumi
* Feja
* TV
* Vëzhgimi i natyrës
* Matematika

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Klaus Schwab: “Njerëzit do të Udhëtojnë më Pak për të Ndotur më Pak Mjedisin”

Next Story

Amerikanët Nxjerrin Zbuluar Presidenten e KE Ursula von der Leyen, Lidhur me Rusinë!

Latest from Info