Frikë & Shqetësim në Kosovë – Kryeministri Kurti Bën Thirrje për Ndërhyrje të NATO-s

/

Kosova gati të shpërthejë.

Kryeministri i Kosovës u kërkoi paqeruajtësve të NATO-s të ndërhyjnë pasi protestuesit serbë bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës, mes tensioneve etnike në rritje në veri të vendit.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Forcës së Kosovës (KFOR), forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, të garantojnë “lirinë e lëvizjes” pasi ai akuzoi “bandat kriminale” se mbyllën rrugët. .

Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i është përgjigjur me rezistencë të dhunshme asaj që ata e shohin si lëvizje antiserbe të Prishtinës.

Që prej të shtunës, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish oficeri të policisë serbe. Policia e Kosovës më vonë u sulmua me armë të lehta, në disa lokacione dhe qëlloi në vetëmbrojtje, sipas njoftimeve të shtypit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e diela ishte dita më e vështirë e mandatit të tij si President deri më tani.

Të hënën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, u bëri thirrje të dyja palëve që të ulnin tensionin në veri të Kosovës.

“Unë e di se të dyja palët janë të gatshme për të de-përshkallëzuar [situatën] dhe u bëj thirrje të dyjave ta bëjnë këtë”, tha Borrell pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

“Ata duhet të kthehen në dialog, si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”, tha kreu i politikës së jashtme europiane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina Zyrtarisht Ndahet nga Covid-19

Next Story

Gustave Flaubert (Gustav Flober)

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,