Kush po Financon Protestat e Klimës & me Çfarë Qëllimi?

/

Protestat për klimën janë të bezdisshme. Kërkesat politike të aktivistëve janë naive, sjellja e tyre histerike, arrogante dhe elitiste. Asnjë nga këto nuk shërben për mbrojtjen e klimës. Këtu lind pyetja: Kush i financon protestat dhe me çfarë qëllimi?

Dje, aktivistët e “Last Generation” demonstruan para Reichstag-ut dhe bllokuan hyrjet e ndërtesës.

Protestat e klimës duken të furishme dhe janë skema elitare të një klase të lartë e cila mendon se mund të shpëtojë duke ligjëruar dhe ngacmuar të tjerët për klimën. Është gjithashtu e qartë se këtyre lloj protestave po u mungon qëllimi. Lëvizjet si ‘Last Generation’ nuk dëshirojnë të lënë asnjë molekulë hidrokarburi në tokë.

Por këto janë ngjarje të marrëdhënieve me publikun që nuk i shërbejnë as klimës dhe as mjedisit.

Për një aktivist, individualisht, ajo që mund t’i duket e rëndësishme dhe altruiste. Aktivistët investojnë shumë kohë për këto protesta, madje pranojnë edhe të gjobiten për veprimet e tyre. Sigurisht, aktivistët janë të shqetësuar për klimën dhe shumë besojnë se është gjenerata e fundit, sepse pas pak vitesh jeta njerëzore në planetin Tokë nuk do të jetë më e mundur, sipas tyre. Edhe gazetarët që u referohen e që mund të duken në rregull, teksa transmetojnë veprimatrinë e tyre, janë të gjithë pjesë e një fushate masive PR-i.

Nuk ka protesta klimatike jashtë vendeve perëndimore, por kjo nuk do të thotë se atje nuk diskutohet për ndryshimet klimatike, por atje protestat shtypen dhe ky është argumenti më i zakonshëm që përdorin në Perëndim, teksa gjetiu nuk ka protesta për klimën.

Pa përfshirjen e një OJQ-je të huaj, askush në Rusi për shembull, apo në Shqipëri, apo në Greqi, apo në Bullgari, nuk do të mendonte të protestonte për të kufizuar rritjen e temperaturës, sepse protesta në këtë çështje konsiderohet e pakuptimtë. Nëse dëshirojmë të luftojmë ngrohjen globale, kjo mund të bëhet vetëm me një përpjekje të përbashkët globale dhe kurrsesi jo me protesta që bllokojnë rrugë, që vandalizojnë godina dhe biznese, apo që dëmtojnë pronën e përbashkët publike.

Këta që ankohen për çëshjen e klimës globale, nuk kanë një qeveri globale të cilës mund t’i drejtohen për ta bërë përgjegjëse dhe së cilës do i kërkonin më pas të zbatonte kërkesat e tyre.

Ja, nga këto lloj protestash vuan Perëndim, që trajtohen në mënyrë të gabuar, pikërisht për këtë arsye të padobishme që mbartin, por që një dorë e fshehtë i suporton, i mëkon, i nxit, i shtyn dhe i nxjerr në rrugë. Këto lloj protestash janë veçse një ‘event’ PR-i i mirëorkestruar dhe asgjë më shumë.

Këto lloj protestash nuk i shërbejnë mbrojtjes së klimës. Po kujt dhe për çfarë shërbejnë atëherë këto protesta?

Veprimet e grupit të aktivistëve “Last Generation” financohen nga Fondi i Emergjencës Klimatike. Fondi financon edhe trajnimin e aktivistëve. U mëson atyre truket e aktivizmit, që të bëjnë kërkesa ekstreme, si të sillen me akte ekstremiste që tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe kamerave, si të shfaqin një panik të rremë me forma të ekzaltuara dhe të tjera metoda protestimi dhe aktivizmi, që po katandis bajat.

Fondi mbështet gjithashtu grupimin tjetër të aktivistëve “Extinction Rebellion”. Por gjithësesi deklaratat dhe kërkesat e aktorëve aktivistë tingëllojnë sa naive, po aq edhe të një bote tjetër, të panjohur, që nuk ka lidhje me realitetin.

Aktivistët e “Last Generation”, për shembull, i dërguan një letër qeverisë federale dhe kancelarit Scholz në tetor dhe me një ton alarmues në letër, aktivistët i referohen një fatkeqësie nga përmbytjet në Pakistan, që thuhet se ka prekur 33 milionë njerëz.

Mesa duket, aktivistëve të klimës u ka shpëtuar faktit që lufta tashmë është ndezur në Europë, jo si luftë për burime, si luftë për klimën, por për shkak të shkatërrimit të arkitekturës europiane të sigurisë nga SHBA-ja dhe NATO-ja dhe me ndihmën aktive të Gjermanisë.

Aktivistët tregojnë për zotimin e qeverisë federale për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë. Ata pretendojnë se premtimi është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, në realitet, marrëveshja e Parisit për klimën është thjesht një deklaratë qëllimi me asgjë të detyrueshme që të burojë prej saj, sepse edhe të donin ta bënin, nuk munden.

Pas këtij prezantimi dramatik, aktivistët “Last Generation” kërkuan kufizim të shpejtësisë së automjeteve në autostrada me maksimumin 100 km/orë, si dhe vendosjen e një çmimi absurd për biletat e transportit lokal në 9 euro. Në këtë kontekst dhe në dritën e dramës që i parapriu, kjo duket krejtësisht absurde dhe pa dashje qesharake.

Nëse Fondi i Emergjencës Klimatike do të ishte vërtet i përkushtuar për të bërë diçka për ndryshimin e klimës, financimi i grupeve si “The Last Generation” dhe “Extinction Rebellion” është humbje fondesh në një vrimë të zezë.

Fondi sponsorizohet nga Aileen Getty, trashëgimtare e manjatit të naftës Jean Paul Getty. Fondi i Emergjencës Klimatike nuk është e vetmja OJF që financon dhe koordinon protestat për klimën. Protestat janë të ngulitura në një rrjet të tërë organizatash që i mbështesin financiarisht, ligjërisht dhe mediatikisht ata të qeverisjes globale dhe të Rendit të Ri Botëror.

Përveç Fondit të Emergjencës Klimatike të Aileen Getty, ekziston, për shembull, Fushata “Equation”, e cila, guxoj ta them se financohet nga Fondacionet Shoqëria e Hapur e George Soros dhe Fondi Rockefeller, ndër të tjera.

Fondacioni Aileen Getty është renditur si një organizatë partnere në faqen e financuesve dhe mbështetësve të fushatës “Equation”. Mbështetja e ndërsjelltë mesa kuptoni, plotëson rrethin e ndërveprimit.

Kjo shtron pyetjen se përse këto organizata, të cilat kanë fuqi të madhe financiare pas tyre, po financojnë protesta në të gjitha vendet perëndimore, edhe pse nuk ka gjasa të kenë ndonjë rezultat në të ardhmen e afërt. Natyrisht, për këtë mund vetëm të spekulohet, sepse ndërsa axhenda e protestave klimatike ekspozohet me gjithë naivitetin e saj, financuesit e fondacioneve nuk e bëjnë publik motivimin e tyre të vërtetë.

Megjithatë, financimi i protestave është pjesë e tablosë më të gjerë të një ndryshimi në kulturën politike në Perëndim. Diskursi publik përcaktohet gjithnjë e më shumë nga OJF-të, të cilat vendosin edhe axhendën politike. Pas OJF-ve, nga ana tjetër, qëndrojnë aktorë të fuqishëm financiarë që i përdorin këto organizata për të avancuar interesat e tyre politike, duke mobilizuar dhe kontrolluar protestën publike përmes OJF-ve që financojnë dhe drejtojnë në veprim.

Në këtë mënyrë kanalizohen dhe shfrytëzohen shqetësimet legjitime. Sado shkatërruese të jenë protestat klimatike, ato janë efektive në drejtimin e politikave. Politikanët më pas duhet të reagojnë ndaj tyre, por pa mundur të përmbushin kërkesat absurde të protestës. Në të njëjtën kohë, aktivistët janë të penguar nga format konstruktive të protestës dhe nga artikulimi i pyetjeve shumë më të ngutshme, duke pasur parasysh situatën aktuale gjeopolitike. Protesta çon në depolitizimin e politikanit. Kuptohemi besoj!

Ky zhvillim është shqetësues sepse çon në margjinalizimin e sovranitetit dhe gërryerjen e mëtejshme të kulturës demokratike. Ndoshta ky është pikërisht qëllimi i të gjithë financimit. Demonstratat duhet të jenë të paaftë, nuk duhet të kenë më ngjyrim politik dhe janë oligarkë të fuqishëm ata që përcaktojnë diskursin shoqëror në interesin e tyre.

Nuk është rastësi që protestat gjermane duken kaq të pazakonta, deri në absurde. Protestës po i hiqet me sukses përmbajtja, substanca, vertebra e saj politike, duke e bërë absurde, të gjitha këto duke financuar grupime aktivistësh, të rinj kryesisht, që kalojnë nga “brain wash and money cash”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Hapet Kutia e Pandorës - Fjalimi Historik i A. Vuçiç: Kërkoi Zyrtarisht Kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë - Përgatitjet e 'Wagner' në Beograd!

Next Story

Ukraina u Kthye në Epokën e Gurit - Stuhi Raketash e Goditën nga 4 Pikat e Horizontit - Ukraina në Terr

Latest from Info