Profesor Montagnier tha se, “vaksinat janë një bombë me sahat dhe se autoritetet qeveritare po fshijnë të dhënat”.
Profesori virusolog, laureati i Çmimit Nobel, Luc Montagnier dhe Marc Doyer ishin të ftuar më 9 dhjetor 2021 në Radio Courtoisie. Luc Montagnier është një biolog, virolog dhe laureat i Nobelit në Mjekësi në vitin 2008 dhe Marc Doyer është anëtar i shoqatës Verity France dhe themelues i grupit mbështetës Mauricette. Gruaja e tij vuan nga sëmundja Creutzfeldt-Jakob pas vaksinimit.
Sëmundja Creutzfeldt-Jakob (CJD) është një çrregullim neurodegjenerativ me progresion të shpejtë, që besohet se shkaktohet nga një izoformë jonormale e një glikoproteine qelizore të njohur si proteina prion.
Laureati i Nobelit, Luc Montagnier, ankohet: “Mjekët duhet të kuptojnë rrezikun e përdorimit të kësaj bombë me djegie të ngadaltë. Duhet të ndalojmë vaksinimin!”
Laureati i Nobelit zbulon: “Thjesht duhet të informohesh për efektet anësore. Megjithatë, Media-t dhe autoritetet qeveritare vazhdojnë të fshijnë të dhënat, provat. Nëse vazhdojmë të vaksinojmë me forcë do të ketë edhe më shumë pacientë.”
Ai po ashtu theksoi se me informacionet e reja që po kanalizojnë, po fusin frikën dhe kështu njerëzit i nënshtrohen frikës, qytetarët janë të gatshëm të pranojnë çdo gjë.
Gjatë emisionit profesor Montagnier si biolog dhe virolog thotë se kemi të bëjmë me një bombë me sahat. Rreziku është që “vaksinat” e Covid-it mund të shkaktojnë sëmundjen Creutzfeldt-Jakob shpejt pas injektimit, ose edhe në afatgjatë.
“Është një sëmundje shumë e rrallë normalisht, por këtu kemi tashmë tetë raste të raportuara nga neurologët. Sa më shumë të injektoni, aq më shumë rritet rreziku, rreziku është aty. […] Dhe njeriu mund të vdesë nga miokarditi para se të vdesë nga kjo sëmundje.”