Gjykata e Lartë e SHBA Rrëzoi Komplotin Kundër Trump

/

Ai normalisht do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Bota e Lirë kundërpërgjigjet!

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, Donald Trump mund të kandidojë për president në zgjedhjet paraprake republikane të Kolorados për zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Kujtojmë se një gjykatë e Kolorados e kishte ndaluar ish presidentin amerikan të marrë pjesë në zgjedhjet e shtetit në dhjetor, duke përmendur dispozitën e rebelimit të Kushtetutës dhe duke akuzuar Trump-in për nxitje të incidenteve në Kapitol në vitin 2021.

Megjithatë, tashmë vendimi i Gjykatës së Lartë i hap rrugën Trumpit për të konkurruar në zgjedhjet paraprake dhe rrjedhimisht në zgjedhjet presidenciale, pasi i mbyll derën skenarëve të ndalimit të kandidaturës së Trump edhe në shtete të tjera.

Trump është favoriti i madh për nominim nga republikanët dhe duket se do të përballet me presidentin amerikan Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, nëse do të jetë në gjendje fizike ky i fundit dhe nuk do të jetë zëvendësuar nga një tjetër kandidat.

Vendimi konsiderohet si një kualifikues për dy shtete të tjera që kanë ngritur të njëjtën çështje nga gjyqtarët e kontrolluar nga demokratët dhe tashmë është procedurale që të rrëzohen edhe këto vendime.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mbyll efektivisht një çështje konspirative, e nisur nga qarqet “e errëta” të demokratëve dhe që kishte si objektiv të lidhte ish presidentin dhe rikandidimin e Trump, me stuhinë e pushtimit të Kapitolit nga mijëra qytetarë të zemëruar të SHBA-ve, që besonin se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev: "Gjermania po Përgatitet për Luftë me Rusinë!"

Next Story

Bombardimi Testues i Urës së Kerçit në Krime nga Avionët Francezë Rafale F.3

Latest from Info