Zgjedhjet në Rusi: Putin Fitues me 87%, Siaps Exit Poll!

/

Sipas sondazheve presidenti rus Vladimir Putin do të fitojë mandatin e tij të pestë me një shumicë dërrmuese prej 87%.

Presidenti rus ishte favorit i padiskutueshëm për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet zyrtare, pasi të jenë numëruar të gjitha votat, do të publikohen pas disa ditësh. Me më shumë se 114 milionë njerëz me të drejtë vote, pjesëmarrja raportohet se ishte 73%, nga 67.5% në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2018.

Sipas një sondazhi nga Qendra Ruse e Hulumtimit të Opinionit Publik, 87.97% e qytetarëve votuan për Putinin.
Putin u përball me tre kandidatë nga partitë që nuk e kritikuan qeverisjen e tij.

Sipas statistikave, Putin është lideri i dytë më i jetëgjatë në Rusi, pas Stalinit.

Në pushtet për gati një çerek shekulli – me katër mandate si president dhe dy mandate si kryeministër midis 1999 dhe 2000 dhe midis 2008 dhe 2012 – Putin ka kaluar afro 9.000 ditë në krye të vendit.

Mandati i ri 6-vjeçar që pason, zgjat rreth 2.190 ditë, ka të ngjarë ta bëjë atë udhëheqësin më jetëgjatë të Rusisë që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Ky rekord aktualisht mbahet nga Joseph Stalin, i cili udhëhoqi vendin midis 1924 dhe 1953 për një total prej 10,636 ditësh.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

“Kambana” nga Sizmologët, Koha po Afron: “Përgatituni, Presim deri në 7.6 Rihter”

Next Story

Incident Shqetësues në Transnistria: Sulm me Dron në një Bazë Ushtarake Ruse

Latest from Info