Ndërtimi i Tempullit të Solomonit – Prishja e Xhamisë Al-Aqsa nga Hebrenjtë

/

Të gjitha referencat nga Tora për sakrificën e një viçi mëshqerre të kuq, nënkuptojë ndërtimin e Tempullit të Tretë të Solomonit dhe ardhjen e Antikrishtit “Mesia”! Në pritje të sakrificës zionistët.

Një përshkrim i ritualit dhe çfarë nënkupton ai!

Ndërtimi i Tempullit të Tretë nuk mund të fillojë pa “parah adumah” (viçin mëshqerrë të kuq).

Çfarë lidhje ka një viç me rindërtimin e Tempullit të Shenjtë? Si mundet një kafshë të luajë një rol jetësor në suksesin apo dështimin e një ngjarjeje kaq monumentale?

“Fjala e Zotit” sipas Hebrenjve thotë se vetëm viçi mëshqerra i kuq mund të rivendosë pastërtinë biblike që kërkohet për rindërtimin e Tempullit.

“Pastaj prifti Eleazar do të marrë pak nga gjaku i tij [viçi mëshqerrë i kuq] në gisht dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara podiumit të të mledhurve” (Numrat 19:4).

Një viç mëshqerrë i kuq, i përsosur dhe i pastër është përbërësi thelbësor për adhurimin e Tempullit (Numrat 19:1–2, 10).

Një burrë që është i pastruar do të mbledhë hirin e viçit mëshqerrë dhe do e vendosë në një vend të pastër ritualisht, jashtë kampit. Pluhuri duhet të ruhet nga komuniteti izraelit për t’u përdorur në ujin e pastrimit, “është për pastrim nga mëkati” (Numrat 19:9).

Sipas “The Temple Institute”, organizatë e përkushtuar për përgatitjen për ndërtimin e Tempullit të Tretë në Jerusalem, këto ujëra pastrues janë të nevojshme për purifikimin ritual të zonës së Malit të Tempullit, enëve të shenjta dhe të gjithë klerit levitik, ku të gjithë sot, përgatiten për shërbim.

Të gjithë ata që ishin të papastër u spërkatën gjithashtu me ujërat e shenjtërimit dhe shumë u pastruan fillimisht në këtë proces përpara se të hynin në oborret e Tempullit.

“Duhet t’i mbash bijtë e Izraelit veçmas nga gjërat që i bëjnë të papastër, që të mos vdesin në papastërtinë e tyre, sepse ndotin shtëpinë time, që është në mesin e tyre” (Levitiku 15:31).

Ezekieli, i cili profetizon për Tempullin e Tretë të rindërtuar, përmend gjithashtu këto ujëra pastrimi në lidhje me mbledhjen e Izraelit, duke e lidhur viçin mëshqerrë të kuq me fundin e kohës dhe fillimin e epokës mesianike që po vjen:

Misteri i Viçit Mëshqerrë të Kuq

Rabinët e konsiderojnë viçin mëshqerrë të kuq një nga misteret më të mëdha të Tevratit. Madje edhe vetë ata pyesin sesi është e mundur që hiri i kafshës së kurbanit të pastrohet nga mëkati dhe të rrjedhin.

Për më tepër, në një paradoks në dukje, i njëjti hi, i cili u pastrua, e bëri të papastër deri në mbrëmje, këdo që merrej me përgatitjen e viçit mëshqerrë të kuq – nga personi që mblodhi hirin, deri tek ai që spërkati ujin.

Urdhërimi në lidhje me viçin mëshqerrë të kuq është aq misterioz sa rabinët e vendosin atë në kategorinë e tsukim – dekrete hyjnore që nuk mund të kuptohen nga logjiak jonë e kufizuar njerëzore. Në këtë kategori renditen gjithashtu ligjet Kosher dhe rregillat për të ushqyerit.

Mishnah, i cili është një mishërim autoritar dhe i shkruar i traditës verbale hebraike, mëson se vetëm nëntë viç mëshqerra të kuq u flijuan që nga koha e kultit të Tabernakullit, deri në shkatërrimin e Tempullit të Dytë, në vitin 70 pas Krishtit, në Tisha B’Av [fillon mbrëmjen e 28 korrikut të këtij viti].

I urti hebre Maimonides besonte se kafsha e dhjetë do të gjendej dhe do të sakrifikohej vetëm kur Mbreti Mesia të ishte gati për t’u shfaqur. (Tani konsiderohet që e kanë gjetur viçin dhe po e çojnë drejt sakrificës.)

Dijetarët hebrenj besojnë se kur të vijë Mesia, ai do të qëndrojë në majë të Tempullit dhe do të proklamojë: “Të përulur! Ora e shpengimit tuaj erdhi! (Instituti i Tempullit)

Yeshua dhe Viçi Mëshqerrë i Kuq

Megjithë gatishmërinë e shumë hebrenjve për të rindërtuar Tempullin dhe për të rivendosur funksionin e Tempullit, duke përfshirë edhe therjen e viçit mëshqerrë rë kuq, populli hebre ka mbetur pa një tempull në Jerusalem për të kryer flijimet e gjakut të kafshëve që bëjnë shlyerjen e mëkatit. Për shkak të kësaj, shlyerja e gjakut nuk është më një nyjë kryesore në judaizëm.

Fokusi ka qenë te bamirësia, veprat e mira dhe lutja për rreth 1942 vjet! Ka kaluar shumë kohë! Dhe kjo është arsyeja pse koncepti i shlyerjes së gjakut është larg popullit hebre.

Kjo është një nga arsyet pse është e vështirë për hebrenjtë të lidhin Profecinë Mesianike të Isaias 53 dhe konceptin e shlyerjes së gjakut për faljen e mëkatit me Mesian.

Që një viç mëshqerrë i kuq të zgjidhet për këtë qëllim të veçantë, ai duhet të jetë pa njolla ose të meta dhe duhet të jetë në mënyrë të njëtrajtshme i kuq, duke përfshirë thundrat, hundën dhe qepallat e tij.

Gjithashtu duhet të jetë pa defekte të brendshme apo të jashtme. Edhe dy qime të një ngjyre tjetër në trupin e viçit mëshqerrës të kuq do ta skualifikonin atë, nga sakrifica për qëllime pastrimi. Përveç kësaj, ai kurrë nuk duhet të ketë veshur zgjedhë ose të ketë bërë punë fizike.

“Institute Temple” në Jerusalem sapo ka publikuar videon e një viçi mëshqerrë të kuq që besojnë se mund të përmbushë kërkesat biblike.

Pronari i viçit, i lindur në Shtetet e Bashkuara në janar të këtij viti, kishte kontaktuar Institutin për udhëzime sesi të kujdesej për viçin e kuq sipas Torahut dhe Ligjit Oral, duke rritur shpresat kudo që kjo kafshë do të çohej në Izrael dhe së shpejti do të ndërtohet Tempulli i Tretë.

Dhe për shkak se tradita hebraike e lidh rishfaqjen e Viçit Mëshqerrë të Kuq me ardhjen e Epokës Mesianike, shpresat hebraike janë të mëdha për ardhjen e Mesisë. Në të vërtetë, një sakrificë e tillë duket të jetë një përbërës thelbësor për skenarin e ditës së fundit, përpara të luhet plotësisht kthimi i Yeshua-s.

Në zemër të Bregut Perëndimor të pushtuar, një tufë e vogël lopësh “Red Angus” ka shkaktuar konflikt midis izraelitëve dhe palestinezëve. Të importuara nga Teksasi me shumë bujë, këto lopë besohet nga disa se mbajnë çelësin për përmbushjen e profecive të lashta biblike dhe ndezjen e tensioneve politike në rajon.

Sipas traditës hebraike, një viç mëshqerrë i kuq i përsosur kërkohet për një pastrim ritual të nevojshëm, për ndërtimin e një Tempulli të Tretë në Jerusalem. Ndërtimi i këtij Tempulli është një dëshirë e zjarrtë për disa grupe radikale hebreje, të cilët besojnë se do të çojë në ardhjen e Mesisë.

Megjithatë, vendi i propozuar për këtë tempull, Mali i Tempullit në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, është gjithashtu shtëpia e Xhamisë Al-Aksa dhe Kupolës të Shkëmbit të Shenjtë, dy nga vendet më të shenjta të Islamit. Kjo konvergjencë e rëndësisë fetare ka qenë prej kohësh një pikë e ndezur për konfliktin midis izraelitëve dhe myslimanëve.

Në një kodër pranë qytetit palestinez të Nablusit, kohët e fundit u organizua një konferencë izraelite për të diskutuar rëndësinë fetare të këtyre lopëve. Konferenca u organizua nga “Institute Temple” me qendër në Jerusalem dhe tërhoqi vëmendjen për nga kërkesat skrupuloze të përshkruara në shkrimet e shenjta hebraike për viçin mëshqerrë të kuq, duke përfshirë atë se viçi duhet të jetë i papërlyer dhe të mos ketë qenë kurrë nën zgjedhë.

Ardhja e këtyre viçave mëshqerrë të kuq nuk kaloi pa u vënë re nga fraksionet palestineze. Në një fjalim të fundit në shënim të ditës së 100-të të Luftës së Gazës, një zëdhënës i Hamasit akuzoi hebrenjtë se po sillnin lopë dhe viça të kuqe në Tokën e Shenjtë, duke e lidhur këtë me konfliktin e vazhdueshëm. Kafshët shihen nga disa hebrenj dhe të krishterë si një pjesë integrale e rindërtimit të tempullit të lashtë hebre, ndërsa të tjerët e shohin si një simbol provokues të ekspansionizmit izraelit në Bregun Perëndimor.

Edhe pse klasifikohen si kafshë shtëpiake për të anashkaluar rregulloret e eksportit, ato janë të destinuara për një kurban zyrtar. Janë planifikuar të sakrifikohen në një altar të madh, të bardhë, me pamje nga Mali i Ullinjve në Jerusalem, një ceremoni që synon të pasqyrojë ritualet e kohëve të lashta dhe të përmbushë profecitë fetare.

Izraeli sjell viça të kuq për kurban ritual, për “të rindërtuar Tempullin e Solomonit, duke i bërë vend kthimi Mesisë”.

Shenjat e kohëve: Një altar i madh u ngrit për sakrificën rituale të viçit të kuq në Pashkën e vitit 2024, për të filluar rindërtimin e Tempullit të Tretë të Solomonit.

A po sjellin Antikrishtin?

Presidenti amerikan Biden: “I thashë Netaniah-ut se unë dhe ti së shpejti do të takojmë Mesian (Antikrishtin) në Jerusalem”!

Në viedo shprehet qartë se xhaminë do ta prishin, për të ndërtuar Tempullin.

Previous Story

Biden: "I Thashë Netaniahut se Unë dhe Ti së Shpejti do të Takojmë 'Mesinë' në Jerusalem"! (Antikrishtin do të Thotë)

Next Story

Erdogan u Fal të Shtunë në Kishën e Shën Sofisë të Shndërruar në Xhami

Latest from Info