Pritje madhështore, mbretërore i rezervoi Erdogan kreut të ekstremistëve Hamas, Ismail Hanijer.
Erdogan priti me nderimet e një lideri kreun e organizatës, që sot konsiderohet “delja e zezë” për Izraelin dhe për të gjithë Perëndimin, gjithashtu në kuadër të një skenari që Turqia të bëhet selia e re e Hamas, në vend të Katarit.
Informacione nga Shtëpia e Bardhë bëjnë me dije se Biden tërhiqet dhe anulon takimin e tij në Uashington me presidentin e Turqisë Erdogan, takim i planifilkuar për t’u realizuar më 9 maj 2024.
Ndërkohë që Media turke vërtetojnë që takimi mes Biden dhe Erdogan nuk do të bëhet, pas vendimit të marrë nga vetë Erdogan, duke dëshmuar kështu pakënaqësinë e Turqisë për 26 miliardë dollarë që SHBA-të aprovuan si ndihmë për Izraelin.
Vizita e kreut të Hamas në Turqi, ka ndezur zjarrin në marrëdhënet Turqi – ShBA.
Pas përqafimeve dhe shtërngimit të duarve, si dhe takimit të rëndësishëm mes tyre, kreu i Hamas deklaroi:
“Shprehim mirënjohjen tonë për Presidentin turk, për qëndrimet e tij dhe për deklaratat e tij për mbështetje. E falenderojmë presidentin Erdogan për deklaratën e tij mes së cilës përngjasoi organizatën Hamas me një Fuqi Kombëtare. Lidhja e Hamas me lëvizjen për pavarësi të Turqisë nga presidenti Erdogan, na vlerëson veçanërisht, edhe ne edhe popullin palestinez.
Izraeli gjithmonë mohonte dhe nuk pranonte përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë si vende garant. Ne këmbëngulim në këtë çështje, edhe pse Izraeli është në kundërshti me të”.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Izraelit, deklaron: “Vëllazëria myslimane do të thotë: përdhunim, masakër, përdhosje kufomash, djegie foshnjash. Erdogan, të kesh turp!”