Ajo që e bën Krishtin absolutisht unik, është biografia e jetës së Tij, që u shkrua përpara se Ai të lindte në tokë.
Jeta e Krishtit është një përmbushje e profecisë. Profecitë e Dhiatës së Vjetër parashtruan skicën e jetës së Krishtit. Tregimi i jetës së Krishtit në Dhiatën e Re është një përmbushje.
Ne e dimë se shkrimi i Dhiatës së Vjetër përfundoi të paktën 250 vjet para lindjes së Krishtit, pasi Septuaginta (përkthim nga hebraishtja në greqishten e vjetër) ekziston që nga ajo kohë. Nuk është për t’u habitur që kur shkruanin ungjijtë e Dhiatës së Re, dishepujt e Krishtit u mahnitën kur panë se detajet e jetës së Mësuesit të tyre ishin përmbushja e profecive të Dhiatës së Vjetër.
Le të shohim disa nga pasazhet e Dhiatës së Vjetër dhe përmbushjen e tyre në përshkrimin e jetës së Krishtit në Dhiatën e Re.
Vendi i lindjes së Tij
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë.” (Mikea 5:2)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Jezusi lindi në Betlehem të Judesë.” (Mateu 2:1)
Lindja e tij e virgjër
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.” (Isaia 7:14)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“
“Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjëll i Zotit dhe i tha: ”Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre”. (Mateu 1:20,21)
Gjenealogjia nga fisi i Judës
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Skeptri nuk do t’i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu; dhe atij do t’i binden popujt.” (Zanafilla 49:10)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
Pema familjare e Jezusit tek Lluka 3:23-38
“Është e qartë se Zoti ynë doli nga fisi i Judës.” (Hebrenjve 7:14)
Refuzimi i tij
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar dhe ne nuk e çmuam aspak.” (Isaia 53:3)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Ai erdhi tek të vetat, por të vetët nuk e pranuan.” (Joani 1:11)
Dorëzimi i tij
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.” (Psalmi 41:9)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Jezusi u përgjigj: ”Është ai të cilit do t’i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer”. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.” (Joani 13:26)
Shpërblimi i tradhtarit
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Atëherë u thashë atyre: “Po t’ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se jo, lëreni”. Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë sikla argjendi.” (Zakaria 11:12)
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve,
dhe u tha atyre: ”Sa do të më jepni që unë t’jua dorëzoj?”. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.” (Mateu 26:14,15)
Vdekja e tij
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Më shpuan duart dhe këmbët e mia.” (Psalmi 22:16)
Psalmet 22 dhe Isaia 53 përshkruajnë përndjekjen dhe vdekjen e Mesisë nga ata që ai kishte ardhur për të shpëtuar.
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Kur arritën në vendin e quajtur Krani, aty e kryqëzuan.” (Luka 23:33)
Apatia e tij
Profecia në Dhiatën e Vjetër:
“Sepse ti nuk do ta braktisësh shpirtin tim në ferr dhe nuk do të lejosh që besnikët e tu të shohin prishje.” (Psalmi 16:10).
Përmbushja në Dhiatën e Re:
“Duke parashikuar se ai foli për ringjalljen e Krishtit, se shpirti i tij nuk u braktis në ferr dhe as mishi i tij nuk pa prishje. Këtë Jezus, Perëndia e ringjalli, për të cilin ne jemi dëshmitarë.” (Veprat 2:31,32)
Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë
Jeta e Krishtit është një përmbushje e vazhdueshme e profecive biblike. Peter Stoner në librin e tij “Shkenca flet” i shqyrtoi këto profeci nën dritën e ligjit të probabilitetit.
Nga gjashtëdhjetë profecitë kryesore mesianike, ai zgjodhi tetë dhe bëri llogaritjen e mëposhtme: probabiliteti që ndonjë njeri të ketë jetuar në botën tonë dhe të ketë përmbushur të tetë këto profeci, është 1 (një) në 104.000.000 (njëqind e katër milionë).
Provat që Jezusi nuk i përshtati në jetën e Tij rastësisht disa të parathëna për Të, janë të forta.
Biografia e tij u regjistrua paraprakisht me mjete të mbinatyrshme. Vërtet, Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë.