FMN: Borxhi i Madh i SHBA-së Është Një Rrezik Serioz për Ekonominë Globale

/

“Politika e lirshme fiskale në Shtetet e Bashkuara ushtron presion në rritje mbi normat globale të interesit dhe dollarin.”

Për herë të parë në histori, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se shpenzimet e shfrenuara të administratës Biden dhe rritja e borxhit amerikan paraqesin “rreziqe të rëndësishme” për ekonominë globale, duke rritur kostot e financimit dhe duke kërcënuar të mbajë inflacionin e lartë.

“Performanca e jashtëzakonshme e fundit e Shteteve të Bashkuara është sigurisht mbresëlënëse dhe një shtytës kryesor i rritjes globale, por gjithashtu reflekton faktorë të fortë të kërkesës, duke përfshirë një qëndrim fiskal që nuk përputhet me qëndrueshmërinë fiskale afatgjatë” shkroi FMN në publikimn e fundit “Perspektiva Ekonomike Botërore”!

“Kjo ngre rreziqe afatshkurtra për procesin e deflacionit, si dhe rreziqe afatgjata të stabilitetit fiskal dhe financiar për ekonominë globale, pasi rrezikon të rrisë kostot e financimit global”, shtoi ai!

SHBA është në rrugën e duhur për të regjistruar një deficit buxhetor prej 7.1% në vitin 2025 – më shumë se trefishi i nivelit të ekonomive të tjera të zhvilluara!

Vitor Gaspar, drejtor i divizionit të çështjeve fiskale të FMN-së, kritikoi gjithashtu “politikën e lirshme fiskale” të Amerikës.

“Politika e lirshme fiskale në Shtetet e Bashkuara po ushtron presion në rritje mbi normat globale të interesit dhe dollarin. Ajo rrit koston e financimit për pjesën tjetër të botës, duke përkeqësuar kështu dobësitë dhe rreziqet ekzistuese”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar propozoi një buxhet masiv prej 7.3 trilion dollarësh për vitin fiskal 2025, raportoi New York Post.

Nëse miratohet, Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) vlerëson se borxhi kombëtar do të rritet në 45.1 trilion dollarë – ose 105.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) – deri në vitin 2034!

Previous Story

Zakharova: Denoncon Ukrainën për Rekrutim Aktiv të Mercenarëve Përmes Ambasadave në Europë & Botë

Next Story

"Jacta alea est" për Rusinë: Kharkiv do të Jetë Objektivi i Sulmit të Ri të Madh – U Miratua nga Putini

Latest from Info