Ceremonia e Inagurimit të Presidentit Putin – Çfarë tha Patriarku Kiril? (video)

/

Patriarku Kirill u betua në një ceremoni madhështore dhe sipas ritualit carist: “Do të merrni vendime fatale, të tmerrshme”.

V. Putin: “Së bashku do të fitojmë”.

Presidenti rus Vladimir Putin u betua për një mandat të ri gjashtëvjeçar si president i vendit të tij, në një ceremoni që ishte madhështore dhe të kujtonte ditët e carëve Romanov.

Menjëherë pas dhe në përputhje me ritualin carist, Putin shkoi në Katedralen e Ungjillit, gjatë së cilës Patriarku Kirill I, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, i dha bekimin e tij presidentit Putin.

Bënë përshtypje fjalët e Patriarkut Kirill drejtuar Putin se kreu i shtetit ndonjëherë “duhet të marrë vendime fatale, të tmerrshme”“sjellin viktima”.

A i referohet Patriarku rus ndonjë zhvillimi me NATO-n dhe Ukrainën?

Menjëherë pas kësaj, Patriarku Kirill e krahasoi Putinin me Aleksandër Nevskin, sundimtarin mesjetar që mundi Kalorësit Teutonikë dhe u lut që ai të qëndronte në pushtet “deri në fund të shekullit”.

Fjalimi i Putin

Qeverisja e Rusisë, një vend me 140 milionë banorë, është “një detyrë e shenjtë”, tha Putin gjatë ceremonisë së tij të inaugurimit, pasi u betua për një mandat të pestë si lider i vendit të tij, të cilin ai e ka udhëhequr për gati 25 vite, në mungesë të çdo opozite të tolerueshme.

“Është një nder i madh, një përgjegjësi dhe një detyrë e shenjtë”, tha Putin nga salla Andrejevski në Kremlin, Moskë.

“Betohem (…) të respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, të respektoj dhe mbroj Kushtetutën, sovranitetin kombëtar, pavarësinë, sigurinë dhe integritetin e qeverisë”, tha ai.

Putin u premtoi rusëve sot gjatë fjalimit të tij të inaugurimit se, ata do të fitonin “së bashku” dhe do të dilnin “më të fortë” nga një “periudhë e vështirë” mes konfliktit të armatosur me Ukrainën.

“Ne jemi një tempull i bashkuar dhe i madh dhe së bashku do të kapërcejmë çdo pengesë (…). Së bashku do të fitojmë”, ka theksuar ai para 2500 personave të ftuar.

Përveç kësaj, ai tha se Rusia nuk e përjashton dialogun me Perëndimin, por ai duhet të bëhet në kushte të barabarta.

Në mesditë një autokolonë luksoze e çoi presidentin rus në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë, ku u zhvillua ceremonia.

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore mbajtën distancën e tyre. “Jo, ne nuk do të dërgojmë një përfaqësues në këtë inaugurim” tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Britania, Kanadaja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Europian vendosën gjithashtu të bojkotojnë ceremoninë e betimit, por Franca tha se do të dërgonte ambasadorin e saj.

Vlen të përmendet se inaugurimi i Putinit erdhi në një kohë veçanërisht të tensionuar për marrëdhëniet diplomatike të Rusisë, pasi presidenti rus njoftoi dje stërvitje bërthamore dhe kërcënoi se do të godiste instalimet ushtarake britanike, në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, duke përfshirë Emmanuel Macron dhe David Cameron.

Previous Story

Zbulohet Sekreti “i Errët” i Detit të Kuq: “Liqenet e Vdekjes” në Fund të Tij!

Next Story

Ku Ndodhet Kopshti i "Vdekjes"?

Latest from Info