Nissan Shkon Drejt Falimentimit Nëse Brenda 12 Muajve Nuk Gjen Një Investitor!

/

Kërkohet urgjentisht një investitor shpëtimtar.

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë po kalon në krizë. Nissan ka ngadalësuar prodhimin së fundmi, kompania ka shkurtuar mijëra vende pune, ndërsa i ka shitur Mitsubishi-t një të tretën e aksioneve të saj.

Nissan është në prag të falimentimit dhe në 12 muajt e ardhshëm duhet të gjejë një investitor për të rikthyer stabilitetin financiar, në të kundërt autoprodhuesi japonez do të mbyllet.

Një zyrtar i lartë i kompanisë duke folur për Financial Times përshkroi një peizazh të zymtë, ku shitjet ranë për të pestin muaj radhazi, veçanërisht në Kinë me 25%. “Situata është e vështirë. Japonia dhe SHBA-të duhet të gjenerojnë para”, tha ai, duke komentuar dy tregjet kryesore të industrisë së tij të makinave.

Deri më tani, duket sikur Honda mund të blejë disa aksione të Nissan-it. Në mars, Honda dhe Nissan njoftuan se po eksploronin një partneritet teknologjik për të zhvilluar makina elektrike. Përveç kësaj, në gusht ata ranë dakord të bashkojnë forcat për automjetet e gjeneratës së ardhshme, që do të kenë software të zhvilluar nga të dy kompanitë.

Sipas një raporti nga CARBUZZ, njerëz të afërt me Renault thanë se prodhuesi francez i makinave po konsideron t’i shesë Honda-s një pjesë të aksioneve të tij te Nissan.

Në veçanti, Renault së bashku me Mitsubishi-n kanë hyrë në një partneritet strategjik me Nissan që nga viti 1999. Megjithatë, marrëdhënia e tyre kohët e fundit është testuar për shkak të problemeve financiare me të cilat përballet secila kompani, veç e veç, dhe situata agravoi pas burgimit të CEOs Carlos Ghosn në vitin 2018.

Së fundmi, bilanci ka ndryshuar me Renault duke reduktuar aksionet e saj në Nissan, nga 43% në më pak se 36%, vitin e kaluar. Nga ana tjetër, Nissan uli aksionet e tij në Mitsubishi nga 34% në 24%, ndërsa përpiqet të kursejë para.

Pra, shohim që problemet në industrinë e automobilave nuk shfaqen vetëm në Gjermani, por edhe në Japoninë e fuqishme industrialisht.

Është kjo krizë e Nissan, pasojë e krizës globale?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Will Rothschild: Pasardhësi i Familjes së Fuqishme Bankare Ka Vdekur Pas Një Zjarri në Banesën e Tij (video)

Next Story

Lviv: Goditje Dërrmuese nga Forcat Ajrore Ruse – U Shkatërrua Objekti më i M I Gazit Natyror në Europë

Latest from Info