SHBA “Goditje Fatale” Zelenskit – Kontakte me Opozitën Ukrainase për Ditën e Nesërme

/

Këshilltarët e Donald Trump u takuan me Yulia Tymoshenko dhe Petro Poroshenko.

Katër këshilltarë të presidentit amerikan Donald Trump, sipas udhëzimeve të tij, kanë nisur tashmë kontaktet me opozitën ukrainase, si me partinë e Julia Tymoshenkos dhe Petro Poroshenkos, për ditën e nesërme në Ukrainë.

Shkarkimi i Zelenskit nga presidenca ukrainase në të ardhmen e afërt, konsiderohet i sigurtë, pasi ai është një pengesë për përfundimin e luftës me Rusinë.

Edhe Politico, e cila është pranë kampit demokrat dhe mbështet i Zelenskit, e konsideron të sigurtë ndryshimin e pushtetit, sipas burimeve që citon nga Kievi.

Administrata Trump beson se Zelenski do të humbasë çdo zgjedhje, kurdo që të mbahen, për shkak të lodhjes nga lufta dhe korrupsioni i shfrenuar.

Diskutimet mes këshilltarëve amerikanë dhe opozitës thuhet se janë fokusuar në një plan elektoral pas armëpushimit dhe mbajtjen e një votimi përpara fillimit të negociatave formale të paqes.

Me ndërprerjen e ndihmës ushtarake nga Trump për Ukrainën, figurat e opozitës po forcojnë lidhjet me qeverinë e tij.

Madje, Timoshenko po përpiqet të rekrutojë deputetë nga parti të tjera, me synimin për të detyruar zgjedhje të parakohshme dhe për të riformuar parlamentin.

Si Poroshenko ashtu edhe Timoshenko kanë pranuar bisedimet e tyre me ekipin e presidentit Trump.

Ndërsa ata pretendojnë se po punojnë për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Ukrainën, qasja e tyre ka të ngjarë të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të pozicionuar veten si alternativa më “bashkëpunuese” përballë Zelenskit.

Këshilltarët e Trump-it thuhet se janë gjithashtu në bisedime me anëtarët e partisë së Zelenskit, duke eksploruar mënyra për të negociuar që mund t’i japin fund luftës.

Duhet theksuar se presidenti amerikan dëshiron që lufta ruso-ukrainase të përfundojë menjëherë, për këtë arsye thuhet se ka nisur kontaktet me opozitën, pasi e konsideron atë si “të nevojshme”, mjetin e fundit, për arritjen e paqes.

Edhe Poroshenko edhe Timoshenko jo vetëm karakterizohen si rusofile, por dinë edhe të manovrojnë dhe të transformohen dhe kjo i mjafton presidentit Trump.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska Kundër Macron: "Mos na Trego Përralla - Ushtria Franceze do të Shtypet Nëse Vjen në Ukrainë"!

Next Story

Trump u Mohoi Hyrjen në SHBA, Macron-it, Starmer-it & Zelenskit!

Latest from Info