Gazetarë investigativë të Greqisë kanë kalkuluar shumën e xhiros që vjen nga shitja e substancave narkotike, kryesisht kokainës, në ishullin Mikonos, gjatë sezonit të verës.
Pas investigimeve të një grupi gazetarësh të guximshëm, vetëm në ishullin e Mikonos qarkullojnë 4 miliardë euro në sezonin e verës.
Mes qarqeve kriminale të tregtimit të substancave narkotike nuk mbeten jashtë investigimeve edhe shqiptarët, tregtarë/trafikantë të narkotikëve.
Para e zezë, ekonomi e nëndheshme, që po prek kufijtë e imagjinatës së filmave të Netflix.
Trafikimi bëhet kryesisht në lokalet e mëdha të natës, lokale luksoze ku qarkullojnë individë nga e gjithë bota, emra të njohur dhe të panjohur, si dhe në hotelet dhe mezonetat luksoze të ishullit.