Kaos në Bruksel: Beteja në Rrugë Midis Fermerëve & Policisë Jashtë Godinës së Këshillit Europian

/

Ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të BE-së po zhvillojnë sot një takim të jashtëzakonshëm.

Kaos mbretëron në Bruksel ku ministrat e bujqësisë të 27 vendeve të BE-së po takohen sot, teksa fermerët kanë rreshtuar traktorët e tyre në qendër të qytetit duke u përpjekur të çajnë kordonin e policisë dhe t’i afrohen godinës së BE-së.

Fermerët, të cilët kanë mbërritur në qendër të Brukselit me karroca të mbushura me dhe, kashtë dhe pleh organik kanë ndezur gomat teksa policia ka tentuar t’i shuajë duke hedhur ujë.

Mbi 600 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe rruga më qendrore Rue de la Loi është e bllokuar.

Nën pankartën “Milni lopën, jo fermerin”, fermerët u bëjnë thirrje ministrave që të jenë “të arsyeshëm dhe të shkojnë me ta një ditë në punë, në fushë, ose me kuajt ose kafshët, për të parë se nuk është kështu, kaq e lehtë, për shkak të kushteve”.

Policia ka mbyllur që herët në mëngjes edhe rrugët ngjitur për të mos lejuar afrimin e tyre në godinën e Këshillit Europian.

Më pak se një muaj pas asaj që u përshkrua si një grevë “historike” e fermave në kryeqytetin belg, më 1 shkurt, kur më shumë se 1.300 traktorë përmbytën rrugët e qytetit, fermerët u rikthyen sot për të shprehur zemërimin e tyre për mungesën e reagimit nga autoritetet europiane, për kërkesat e tyre të drejta, nga të cilat varet vetë mbijetesa e tyre.

Ata kërkojnë të ardhura të drejta, ulje të barrës administrative, përfundimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe rritje të buxhetit për Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP).

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev: "Ndoshta Duhet të Arrijmë në Kiev - Regjimi Atje Duhet të Bjerë"!

Next Story

Kopertina Tronditëse nga "The Economist": "Është Europa Gati për Dyshen e Putin - Trump?"

Latest from Info