Sulm në Moskë (video)

/

Në qendrën më të madhe tregtare të qytetit, ku zhvillohej një koncert, 5 persona kanë hyrë të armatosur dhe kanë qëlluar mbi turmën.

Në koncert ndodheshin 9500 persona. Nga kjo dhe vetëm mund të kuptojmë se çfarë realisht ka ndodhur.

Personat e armatosur kanë hedhur granata dhe bomba brenda godinës. Holli i koncerteve u përfshi nga flakët dhe pas afro 1 orë çatia u rrëzua nga flakët.

Zaharova deklaron se nëse kjo është një goditje e Perëndimit ndaj Moskës është lajm i keq për botën. Si dhe kundërshtoi deklaratat e bëra nga Departamenti i Shtetit në Uashington.

Të rejat më të fundit njoftojnë se sulmi është organizuar dhe u krye nga më shumë se 10 persona.

Në Moskë dhe në qytetet e tjera të mëdha të Rusisë janë boshatisur të gjitha godinat publike dhe qendrat tregtare.

Rojet e qendrës tregtare në Moskë ishin të paarmatosur. Për momentin nuk ka më gotisje me armë nga palët, por zjarri vazhdon të djegë godinën dhe trupat e mbetur brenda saj.

Ukrania nga ana e saj deklaron se nuk ka lidhje me sulmin. Por që ka patur njoftime nga ambasada se në Moskë do të kishte sulm të tillë të armatosur, me shumë viktima.

Medvedev ka përcjellë ngushëllimet e tij për familjet. Asnjë fuqi nuk ka për të na mposhtur. Nëse Kievi ka bërë sulmin do i gjejmë të gjithë dhe do i shfarosim. Do të reagojmë ndaj kujtdo vendi që e ka organizuar këtë sulme mbi civilë me kaq shumë të vrarë dhe të plagosur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia i "Shpall Luftë" Greqisë

Next Story

Deklaratë e Medvedev

Latest from Info