Video Dokument nga Moska – Cilët janë Vallë Terroristët Shtatlartë & Bjondë?

/

Terroristët e “Crocus City Hall” në Moskë janë të bardhë, flokë bjonde dhe me trup kaukazi.

Nga ana tjetër dje ISIS dyshohet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë.

Kaukazë (racë e bardhë) me flokë bjonde janë terroristët që mbollën vdekjen e dhjetëra të pafajshmëve duke hapur zjarr me automatikë mbi spektatorët e paarmatosur të koncertit në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë.

Shikoni videon ku duken qartë tiparet e tyre.

Kjo do të thotë se ata nuk ishin aspak terroristë islamikë, por ndoshta një grup special i GUR (shërbimi sekret i regjimit ukrainas) që punon ngushtë me shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Të njëjtat karakteristika ka edhe terroristi i arrestuar në videon e dytë.

Verifikimi i identitetit të tyre sigurisht që do të ketë pasoja në atë që do të ndodhë nga nesër në frontin ukrainas.

Në një njoftim urgjent, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kishte akuzuar më parë SHBA-në se “do të nxirrte përfundime të shpejta duke hedhur poshtë versionin se terroristët janë ukrainas, ndërsa ajo vetë kërkon dënimin e OKB-së për sulmin terrorist në Crocus.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk pa asnjë tregues se Ukraina apo ukrainasit ishin të përfshirë në sulmin terrorist në Moskë.

Mbi çfarë baze nxjerrin përfundime zyrtarët në Uashington për pafajësinë e dikujt në mes të një tragjedie? Nëse Shtetet e Bashkuara kanë ose kishin informacion të besueshëm për këtë, atëherë ai duhet t’i transferohej menjëherë palës ruse.

Dhe nëse nuk ka prova të tilla, atëherë Shtëpia e Bardhë nuk ka të drejtë të fajësojë askënd. Të gjithë personat e përfshirë, siç thuhet nga udhëheqja ruse, do të identifikohen nga autoritetet kompetente”, tha ajo.

Ndërkohë, ISIS në një deklaratë dyshohet se “merr përgjegjësi” për sulmin terrorist të së premtes në Moskë, që la të paktën 93 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur në një sallë koncertesh.

Agjencia perëndimore e lajmeve “Reuters” raporton se ky njoftim “ishte postuar në një kanal Telegram të ISIS”.

***

Duhet theksuar se sulmi nuk ka përfunduar, pasi sipas asaj që dinë rusët, autorët nuk janë neutralizuar ende të gjithë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Fytyrat e Krimit në Moskë (Material Fotografik)

Next Story

Rusët Publikojnë Foton e Kreut të terroristëve në Moskë: A. Shisani, Luftëtar i Ukrainës

Latest from Info