“Post qesharak pa asnjë seriozitet.”
Përgjigja e Turqisë ndaj postit të Ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, ku ai shfaq presidentin turk duke fjetur dhe ëndërruar për ringritjen e Perandorisë Osmane, ishte e ashpër.
Në përgjigjen e saj Ministria e Punëve të Jashtme turke thotë:
“Postimi i Ministrit të Jashtëm izraelit në rrjetet sociale që synon presidentin Erdogan është një deklaratë qesharake që nuk ka asnjë seriozitet.
Synimi i presidentit Erdogan, i cili i shprehu faktet me gjithë realizmin e tyre, është një tregues i gjendjes shpirtërore të qeverisë izraelite.
Të gjithë anëtarët e qeverisë izraelite do të sillen para drejtësisë.
Turqia do të vazhdojë të flasë me guxim dhe me zë të lartë kundër shtypjes që ushtron Izraeli ndaj popullit palestinez”.