Shpejt a Vonë Kryeministri Rama do të Thirret në SPAK – Nuk Ka Rezolutë që e Shpëton

/

2014, ishte viti kur Parlamenti i shqiptarëve me Qeverinë Rama 1 votoi krijimin dhe funksionimin e “drejtësisë ekstra”, apo institucioneve të reja të drejtësisë.

Të gjithë, atë ditë buzëqeshnin, ndoshta vetëm një apo dy në Parlament dinin dhe njihnin realitetin, atë që do të ndodhte, atë që do të pasonte, të tjerët nuk e kishin idenë se çfarë kishin votuar realisht, ndër ta edhe vetë Kryeministri Rama.

Nëse Rama, do të ishte në dijeni se ku do të shkonte SPAK-u, si do të vepronte dhe operonte, kë do të prekte dhe si, kë do të hetonte dhe si, kë do të arrestonte, si dhe pse. Nëse Rama pra, do të dinte se çfarë po i ndodhte, nuk do të mund të lejonte krimin dhe korrupsionin galopant që kryen njerëzit e tij, bashkëpunëtorët e tij, ministrat e tij, kabinetet e tij, apo edhe vetë familjarë të tij, për rrejdhojë logjike dhe jo vetëm, i implikuari, i korriptuarari dhe boshti kryesor i krimit është vetë Rama, në mungesë të plotë dijenie, për futunën që do të pasonte.

Më i shtanguri nga kjo situatë, ai që është kapur në grackë nga SPAK dhe SHBA-të është vetë Rama.

Nuk mund të ketë korrupsion në një qeveri ku kreu nuk korruptohet.

Nuk mund të ketë krim në një vend ku kreu i qeverisë nuk e ka të nevojshëm krimin për të mbajtur pushtetin.

Dhe që nga momenti që kabinetet dhe bashkëpunëtorët e Kryeministrit, të zgjedhurit e tij vendorë janë pjesë e krimit dhe korrupsionit, me fakte hetimore dhe vendime gjyqësore, Kryeministri është po aq i inkriminuar dhe i korruptuar, është koka, kreu i krimit, ndaj dhe shumë shpejt, do të kalojë dyert e SPAK-ut.

Nëse Rama do të dinte penetrimin kapilar që do të bënte SPAK me aleatët e Perëndimit në konglomeratin e tij të qeverisjes, do të frenonte krimin dhe korrupsionin, ose do të gjente formula të sofistikuara krimi dhe korrupsioni, në antitezë me formën banale, deri idioteske, pa pikë kamuflazhi të korrupsionin që kanë ushtruar bashkëpunëtorët dhe njerëzit e tij të përzgjedhur, nga vetë ai.

Nëse ndokush do të ishte në dijeni se çfarë do të vinte mes SPAK-ut, askush nuk do të kryente veprime dhe akte të trasha korruptive, të gjithë do të kamuflonin më së paku formën proçeduriale dhe do të kopsitnin formalitet burokratike që lënë gjurmë në analet e shtetit. Por mesa duket as kreu i qeverisë dhe as të tjerët nuk gëzojnë karakteristika, apo veti për të qenë shtetarë.

Jo vetëm kaq, pas gjithë këtyre fakteve të zbuluara, qeveria shqiptare dhe disa Bashki të mëdha satelite të saj, rezulton të jenë në vetvete një organizatë kriminale ekonomike, janë një strukturë e krimit të organizuar dhe e korrupsionit të çertifikuar nga krerët e bashkive, nga krerët e ministrive dhe nga vetë kreu i qeverisë, përfshi zëvendës-kryeministrat e tij.

Lekë, fonde publike që vidhen sheshit pa asnjë proçedurë. Mungesën e proçedurës në të shumtën e rasteve e pason moskryerja fare e veprës, punës, investimit të tenderuar, gjithçka është bërë kryekëput jashtë çdo forme ligjore. Rama dhe njerëzit e tij e kishin identifikuar veten me përjetësinë, me të përherëshmen, me të pandalshmen.

I vetmi i lumtur nga e gjithë kjo katrahurë duket të jetë Sali Berisha dhe populli opozitar, por edhe zona gri, ndoshta edhe disa të majtë të ndershëm, ata pra që nuk kanë ngjyer dhe nuk janë korruptuar në këtë qeveri të inkriminuar, ku korrupsioni është shtylla vertebrale dhe inkriminimi janë gjymtyrë të zgjatura.

Berisha deri më tani nuk akuzohet, por SPAK-u e martirizoi duke e arrestuar dhe po e glorifikon teksa nuk i nxjerr asnjë provë që fakton korrupsion, abuzim, krim qeverisës. E gjithë qeveria dhe drejtuesit më të lartë të administratës qëndrore janë nën hetim dhe ndëshkim, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës dhe të tjerë kolegë të tij SPAK-un po e bëjnë banesën e tyre të dytë.

Ramës i ka rënë qeveria, i është arratisur zv.kryeministri.

Ramës po i bie bashkia e Tiranës me korrupsion të përmasave të paimagjinueshme edhe për mendjet më abuzive.

Ramës po i shtohet lista e njërëzve të tij që po u hetohet pasuria.

Ramës gjithashtu po i implikohet nga të dhënat e agjensive të huaja të investigimit edhe vëllai i tij dhe jo për ndonjë korrupsion administrativ, por për prodhim dhe tregtim substancash narkotike.

Ky kryeministër nuk ka pse jep dorëheqjen, edhe të dojë ai, nuk e lejojnë më.

Teksa të gjitha sërët e gurta të piramidës qeverisëse po faktohen si të inkriminuara dhe të korruptuara, tani i erdhi radha majës së piramidës, vetë Kryeministrit. Ndaj dhe shumë shpejt, Ramën do e shikojmë të thirret në SPAK, si person në dijeni të gjithçkaje dhe më pas si person në hetim, sepse përgjegjësinë e qeverisë së tij, e ka fillimisht ai.

Kur bie një ministër, ka rënë edhe kryeministri. Kur bien disa ministra atëherë duhet të bjerë kryeminstri dhe qeveria. Kur e gjithë qeveria është e rënë, nën hetim dhe akuzë, ky kryeministër ka kryer akt të tradhtisë kombëtare dhe duhet të dënohet për këtë, fillimisht.

Nuk mund të vetëshfajësohet kryeministri dhe të mbrohet me padijen apo padijeninë e verpimeve të ministrave dhe drejtuesve që vetë zgjedh dhe që nuk është në gjendje, nuk ka aftësinë t’i kontrollojë, nuk ka aftësinë të ndërtojë pra institucione që kontrollojnë vartësit e tij, që nga zv.kryeministri, te ministrat dhe deri në nivel drejtorësh rajonalë.

Nëse një kryeministër nuk ndjek dhe nuk kontrollon dot punën dhe veprimtarinë e vartësve të tij, në më të paktën është i paaftë dhe kur nuk pranon që të jetë i paaftë, atëherë ai është koka, kreu i krimit dhe korrupsionit, për pasojë është person me rrezik të lartë publik dhe një kryeqeveritar me aktivitet antikombëtar.

Sepse është antikombëtare të vjedhësh dhe abuzosh me taksat e shqiptarëve, është antikombëtare të shkatërrosh opozitën mes inkriminimit dhe korrupsionit, është antikombëtare të mos marrësh përgjegjësitë që të takojnë, është antikombëtare të dekurajosh ekonominë formale dhe të nxitësh informalitetin e parave të pista, një akt që shkakton eksod, shpopullim, sepse është antikombëtare që në dekadën e katërt post-diktaturë, shqiptarët të duhet të shkulen nga shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugët e botës në pamundësi për të jetuar.

Është antikombëtare dhe antidemokratike që votën dhe proçesin e votimit t’i vrasësh me çdo mjet dhe mënyrë, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Ana tjetër e monedhës së lëvizjes antikombëtare “Rilindje”, është ish kreu i mega-opozitës së djeshme dhe mini-opozitës së sotme Lulzim Basha, që u shit për interesa të tij, tërësisht personale, që viktimizoi me qindra mijëra shqiptarë demokratë, të cilët ja hodhi Ramës si kurban në thertore dhe i dha fund pluralizmit në Shqipëri deri në tetor 2021.

E pra, për sa më sipër dhe për mijëra faqe të munguara, në pamundësi për t’u shkruar këtu, shumë shpejt kryeministri Rama do të kalojë pragun e SPAK, të cilin sado që u përpoq ta kontrollonte, duket se nuk ja arriti.

Mungesa e kurajos për të lënë pushtetin, etja, marrëzia dhe lakmia për edhe më shumë pushtet, ndoshta do të jenë fundi makabër i Ramës dhe të tijve, si shpërblim nga diçka më e madhe dhe përtej popullit, mes vetë veprimeve dhe mosveprimeve të Ramës.

Sot, koka e korrupsionit i bën thirrje opozitës për Rezolutë Anti-Korrupsion! Pafytyrësia që ka kreu i ministrave, “qeverisësi” apo “qeveritari” i shqiptarëve nuk ka fjalë që e perifrazon. Rezoluta nuk është asgjë tjetër, veçse akt frike dhe paniku, mes të cillit nuk do të mund të arrijë asgjë. #countdown

Previous Story

Ku Takohen & Pikëpriten Prologu & Epilogu i Apokalipsit

Next Story

Serbët e Bosnjës Nisin Proçesin e Shkëputjes nga Bosnjë-Hercegovina

Latest from Info