Krizë politike edhe në Belgjikë, pas humbjes së Makron në Francë.
Dorëheqjen e ka dhënë sonte kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croix, i cili tha se do të japë dorëheqjen të hënën, pas disfatës së liberalëve në zgjedhjet parlamentare, që po mbahen në vend bashkë me zgjedhjet europiane.
“Kjo është një natë shumë e vështirë për ne, kemi humbur. Nga nesër do të jem kryeministër në largim. Por ne liberalët jemi të fortë dhe do të kthehemi”, tha një Alexander De Croix me sy të përlotur dhe dukshëm i emocionuar, nën duartrokitjet e mbështetësve të partisë.
Partia e tij e qendrës së djathtë, Flamandët e Hapur Liberalë dhe Demokratë, pa numrin e saj të rënë pasi merrte vetëm 5.7%, sipas sondazheve ‘exit polls’.
Edhe kryetari i partisë, Tom Ongena, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen. “Për ne ishte një natë veçanërisht e vështirë, ne humbëm”, u tha ai mbështetësve të tij. “Jam i bindur se na duhet urgjentisht një qeveri e re, me kompetenca të plota”, shtoi ai, duke shtuar se “mesazhi i votuesve është i qartë”.