Çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë jo?
Në intervale të rregullta riprodhohen mite të ndryshme në lidhje me Lojërat Olimpike të Greqisë së lashtë, pasi ato burojnë, ose nga konfuzioni historik i ngjarjeve, ose nga injoranca.
Faqja e internetit të Lojërave Olimpike të Lashta ka përpiluar disa nga mitet më të përhapura të epokës së lashtë, me disa që lidhen me aspekte të rëndësishme të ngjarjes.
- Maratona ishte një sport i lashtë olimpik. Maratona është një nga ngjarjet më të njohura dhe është frymëzuar nga beteja e Maratonës.
Sipas legjendës, gjenerali athinas Miltiadi dërgoi Feidippidis në Athinë për të shpallur fitoren kundër Persianëve. Kështu ai vrapoi të gjithë distancën pa u ndalur një herë dhe kur arriti në Athinë, thirri “Nenikikamen”, duke u rrëzuar dhe duke vdekur, pak më pas.
Megjithatë, pas “ringjalljes” së Lojërave Olimpike moderne, antikuarizmi filloi të përhapet në Europë dhe shumë, për shkak të konfuzionit historik, menduan se maratona ishte një sport i përfshirë në Lojërat e lashta.
- Stafeta e pishtarit ishte pjesë e Lojërave të lashta. Në kohët e lashta, proçesionet me pishtarë ishin pjesë e festivaleve sportive, si në Panathenaia dhe në lojërat për nder të Poseidonit. Në Olimpiadën e lashtë, megjithatë, ato nuk kishin vend, diçka që ndryshoi në kohët moderne.
- Lojërat Olimpike ishin të hapura për të gjithë grekët. Në kohët e lashta rreth 50.000 njerëz u mblodhën në Olimpia për Lojërat Olimpike, me të pasur, të varfër dhe “barbarë”. Megjithatë, vetëm qytetarët nga qytetet-shtetet greke u lejuan të hynin në stadium dhe të ndiqnin ndeshjet, ndërsa pjesa tjetër merrte pjesë në ngjarje jashtë garave.
- Sportistët ishin amatorë. Shumë që idealizojnë të kaluarën besojnë se atletët e lashtë grekë ishin amatorë, duke konkurruar vetëm për lavdi. Por në realitet, ata ishin profesionistë që stërviteshin posaçërisht për Lojërat dhe konkurronin rregullisht për çmime në festivale sportive.
- Çmimi nuk ishin paratë. Olimpianët e lashtë u vlerësuan me dy lloje çmimesh dhe i pari ishte kurora simbolike e ullirit e dhënë nga organizatorët e aktivitetit. Lloji i dytë i shpërblimit ishte material dhe vinte ose nga sponsorët përkatës ose nga qyteti i tyre. Kështu, olimpistët mund të merrnin para ose poste publike. P.sh. Athina e lashtë në vitin 600 para Krishtit, çdo olimpisti i jepte 550 dhrahmi, pra një pasuri për atë kohë.