Shenjti Justinian Popoviç: “Europianët po Shndërrohen në Antropofagë!”

/

“Sot europianët po shndërrohen me ritme të shpejta në antropofagë, sepse me vetëmjaftueshmërinë që mbartin, privuan vetveten nga aftësia për një ndjenjë jetike që lidhet me dashurinë ungjëllore. Cili është interesi dhe përfitimi që Europa, amerikanët dhe të gjitha kontinentet rendin për të pushtuar botën, gjithësinë, Hënën dhe Marsin, ndoshta edhe yjet? Çfarë përfitim ka njeriu nga të pushtuarit e botës, ndërkohë që dëmton dhe shkatërron shpirtin e tij? Sa mjeran është europiani, amerikani dhe i mirëqëni, teksa lufton kundër qiejve, si të jenë armiqtë e tij!”

Më pas në shkrimet e shenjtit hasim fjalët si më poshtë:

Ku është Krishti i Europës? Ku do të lindë Krishti në këtë kontinent? Mos ndoshta në djepin e çeliktë ku lind një foshnjë gjermane, lufta europiane? Krishtërim këtu, krishtërim atje, në shkretëtir dhe në qytete, në tytat e armëve dhe në vrasje, por askund Krisht: “Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë” (Joani 20.13). Erdhën shumë me rrobën e Krishtit mbi shtat dhe me ujkun nën të. Erdhën shumë me emrin e Krishtit duke na thënë: “Jam unë, Krishti”, por dalluam se dashuri Krishti nuk kishte brenda tyre…!” (Justinian Popoviç “Njeriu dhe Teo-Njeriu”, “Dogma e Kishës Ortodokse”, botimet Astir)

Mendoni të përjetonte Justiniani vazhdimësinë e Europës, këto kohët tona, këto të ashtëquajturat moderne, ku në barkun e Kishës, fatkeqësisht po rritet Bisha. Atje ku mashtrohet njerëzia dhe ku detyrohen besimtarët të luten dhe përulen. Shenja të kohëve eskate.

Previous Story

Masonët në Llozhën e Madhe të Anglisë Deklarojnë se Llozha e Meshkujve do të Vazhdojë të Jetë e Veçantë nga Ajo e Femrave

Next Story

Masonët e Francës Kundër Marine le Pen

Latest from Info